14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Papa “braktis” grigjën: gjuhë hitleriane kundër homoseksualëve

Më të lexuarat

Papa Françesku ka dalë së fundi në mbrojtje të homoseksualëve, duke bërë kështu një devijim nga konservatorizmi i krishterë, i cili mbështet dhe në traditën e qëndrimeve me burim biblik, mbi njerëzit e devijuar seksualisht. Duke e njesuar këtë kategori njerëzore me të tjera në aspekt racor, siç romët dhe hebrenjtë, Papa dënoi atë që e quajti gjuhë hitleriane sot ndaj tyre.

“Përndjekja e hebrenjve, romëve dhe njerëzve me prirje homoseksuale, të cilat janë bërë të zakonshme sot, është një kulturë e refuzimit dhe e urrejtjes. Ajo u bë në atë kohë, e sot po ndodh përsëri”, tha Papa.

“Më duhet të pranoj se kur dëgjoj fjalimet e disa politikanëve, më kujtohen fjalimet e Hitlerit në 1934 dhe 1936 “, tha Papa Françesku në një fjalim në një konferencë ndërkombëtare për të drejtën penale, pa e specifikuar se cilët janë ata dhe nga ç’vende.

Ky qëndrim i kreut të Vatikanit shkon kundër atyre të grigjës, pra komunitetit të besimtarëve të krishterë, të cilët, si në yë dyja besimet e tjera me bazë monoteiste, janë kategorikë në qasjen e homoseksualitetit si të papranushëm. Mjaft të kujtojmë se në Shqipëri, emra publik me status “të krishterë”, janë më të ashpërit në kritika ndaj lëvizjeve promovuese apo vetëpromovuese, të komunitetit LGTB. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit