12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Panxhari, ndihmon në pastrimin e mëlçisë. Ja si ta përgatisni!

Më të lexuarat

Panxhari është i pasur me vlera shëndetësore dhe vlerësuar si perim mjaft i dobishëm. Ai është i mbushur me antioksidante, vitaminë C, kalium dhe hekur.

Sipas disa hulumtimeve të fundit panxhari ka venti anti-kancerogjene. Ka veti në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Gjithashtu, panxhari njihet edhe për trajtimin e anemisë dhe lodhjes.

Panxharin mund ta konsumoni të papërpunuar, të ndarë në feta të holla, nëpër sallata dhe në e sanduiçe. Mund ta konsumoni si lëng të përzier me selino, karrota, xhenxhefill, spinaq, kungull, etj.

Një gje tjetër e shijshme që mund të përdoret nga panxhari është supa.

Për pastrimin e mëlçisë përdorni këtë tonik dhe nuk do të zhgënjeheni.

Përbërësit

1 mollë e ndarë në copa të vogla
1 panxhar i ndarë në copa të vogla
1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët
3 karrota të ndara në copa të vogla

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në mikser dhe përzijeni. Pasi ta keni fituar lëngun nga përzierja e përbërësve e vendosni lëngun në gotën tuaj të preferuar. Lëngun e fituar është mirë ta pini kur është i freskët. Ju bëftë mirë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit