Pantic: Ka plan për Kosovën

0
53

Kryetari ilegal i Mitrovicës dhe funksionari i Partisë Përparimtare Serbe, Kërstimir Pantic ka deklaruar partia e tij ka plan për Kosovën, por nuk do ta bëjë publik derisa të arrihet konsensusi i të gjitha partive politike lidhur më atë çështje.
Pantic ka thënë për mediat serbe se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic që nga fillimi i mandatit i ka pasur më shumë se 50 takime bilaterale me shumë burrështetas të botës, ndërsa në të gjitha bisedat, Kosova ka qenë temë e pashmangshme.

“Plani për Kosovën ekziston, por Nikolic ka thënë se nuk do ta bëjë publik pa u arritur konsensus i gjerë më të gjithë akterët politikë në Serbi”, ka theksuar Pantic, citon RTK.

Sipas tij, baza e planit është Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Ai ka theksuar se partitë politike duhet të arrijnë pajtueshmëri rreth atij minimumi që do të ishte i pranueshëm në bisedime për Kosovën. /Telegrafi/kohaislame