1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Pandemisë po i vjen fundi”/ Lajme të mira nga Kosova, 18 pacientë fitojnë betejën me COVID-19, dalin nga spitali

Më të lexuarat

Vetëm 15 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Kosovës, ku dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Ky fakt u bë i ditur nga infeksionisti Valbon Krasniqi. Mësohet se sot kanë lënë spitalin 18 pacientë që trajtoheshin në Infektiv.

Po ashtu mësohet se 4 persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 9 janë në gjendje të qëndrueshme. Po ashtu Krasniqi tha se pandemisë po i vjen fundi. Infeksionisti mes të tjerash apelon që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara dhe të evitojnë grumbullimin në masë.

“Sot ne kemi nxjerrë një numër të madh të pacientëve të shëruar, kemi nxjerrë 18 pacientë nga Klinika, ndërkohë që kemi ende 15 pacientë pizitivë me COVID-19. Gjendja shëndetësore e 9 prej tyre është shumë e mirë, janë në gjendje të stabilizuar”, tha ai. Deri më tani në Kosovë janë 854 raste të konfirmuara me COVID-19, ndërsa 26 persona kanë vdekur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit