10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Pamjet shokuese të bulizmit në Kazakistanin, por te ne çfarë po ndodh?

Më të lexuarat

Në Kazakistan është ndezur debati rreth përhapjes së dhunës në shkolla, pas publikimit të një videoje, në të cilën shihen disa nxënës duke sulmuar nxënës të tjerë në qytetin e Turkestanit.

Kjo lloj situate ndodh në shumë vende të botës dhe Shqipëria e Kosova nuk i shpëtojnë këtij problem.
Shumë personave mund të ju duket një fazë normale në zhvillimin e jetesës së fëmijëve të tyre, por është një problem i cili kërkon zgjidhje dhe vëzhgim pasi gjurmët e lëna si tek ai që e përjeton dhe ai që e shkakton, janë të vështira për tu hequr.

Një studim i bërë nga një psikologe në një shkollë të Tiranës shkroi një raport se përse ndodh dhe se si mund të ndihmojmë në zbutjen e këtij fenomeni:

Tashmë bullizmi nuk është më një fjalë e huaj, të gjithë në një formë apo tjetrën kemi dëgjuar diçka mbi këtë fenomen, kaq prezent dhe shqetësues në shkollat tona. Të flasësh duke u bazuar vetëm në informacionet teorike që merr në shkollë apo internet diferencon shumë nga ajo çfarë mund të flasë një nga aktorët e shkollës, që ndeshet çdo ditë në një prej formave të bullizmit mes fëmijëve.
Bullizëm do të thotë kryerje e sjelljeve agresive dhe të pa dëshirueshme mes nxënësve të moshës shkollore, të cilat përfshijnë mungesë reale ose imagjinare të balancës mes tyre.

Çfarë do të thotë mungesë balance reale ose imagjinare mes nxënësve?! Në këtë rast do t’i referohej konkretisht të pasurit e një avantazhi apo pike të fortë kundrejt tjetrit qoftë kjo reale apo jo. Përgjithësisht ndodh që sjelljet bullizuese përsëriten dhe shtohen me kalimin e kohës dhe kjo shton viktimat e bullizmit. Midis formave që merr kjo sjellje e pa dëshiruar 3 janë kryesoret:
• Bullizmi verbal, pra të flasësh apo të shkruash në mënyrë kërcënuese dhe agresive, si p.sh.:, mund të flitet për faktin se sa është kthyer në zakon për djemtë të thërrasin njëri – tjetrin me emrin e nënave të tyre!!!
• Bullizmi social, pra dëmtimi i imazhit (reputacionit) të dikujt apo marrëdhënieve personale të një personi tjetër.
• Bullizmi fizik, dëmtimi fizik i një personi apo objekti personal të tij nuk është më diçka e re.
Bullizmi mund të ndodhë kudo dhe në çdo kohë, prezenca apo jo e një mësuesi, prindi apo psikologu shkollor nuk eliminon mundësinë e ndodhjes së këtij fenomeni, por patjetër që mund të ndihmojë në uljen e numrit të rasteve që ndodhin çdo ditë në shkollat tona.
• të qenurit i izoluar socialisht apo edhe thjesht një tip që preferon të qëndrosh vetëm;
• të qenurit me aftësi të veçanta;
• nëse shihesh si një tip që nuk mund të vetëmbrohet gjithashtu ka më shumë mundësi të biesh pre e bullizmit;
• për të mos harruar nxënësit me vetëbesim të ulët;
• ata të cilët kanë më pak shokë, etj.

Ndërsa mes faktorëve që mund të të bëjnë një bullizues renditen:
• Të qenurit një person i cili shqetësohet për popullaritetin e tij në grup dhe pëlqen të dominojë duke qenë një udhëheqës apo drejtues grupi (sidomos vihen re kur nuk zgjidhen nga bashkëmoshatarët por vetëzgjidhen dhe rregullat vendosen nga vetë ata).
• Gjithashtu persona të cilët nuk mund të identifikojnë apo të identifikohen me ndjenjat apo emocionet e të tjerëve, janë lehtësisht agresiv dhe bien po lehtësisht nën presionin e bashkëmoshatarëve, mund të kthehen në bullizues për të ruajtur imazhin e tyre.
• Nuk përjashtohen nga ky grup, nxënës të cilët përveç sjelljeve agresive, mund të kenë probleme të ndryshme në familje, përfshirje të ulët të prindërve në edukimin e fëmijës apo mbarëvajtje në shkollë, etj.
• Gjithashtu vlen të përmendet se rishikohen të përfshihen në grupin e bullizuesve edhe ata fëmijë të cilët kanë mendime negative për të tjerët, kanë vështirësi në ndjekjen e rregullave apo udhëzimeve apo kanë shokë të cilët bullizojnë

Si mund ta parandalojmë bullizmin?
• Normalisht që prindërit, stafi i shkollës si mësuesit apo psikologu/ia apo kujdestarë të fëmijëve mund të bëjnë shumë për këtë gjë.
• Pikë së pari, duhet të dimë se si t’ju flasim fëmijëve për bullizmin, të sigurohemi që ata e kanë kuptuar çdo të thotë bullizëm dhe të kuptojnë se në asnjë moment nuk duhet ta pranojnë atë.
• Nëse duam të ndihmojmë fëmijët, atëherë duhet të përpiqemi të jemi edhe shokët e tyre, të tregojmë interes për jetën e tyre shkollore, aktivitetet e përditshme, shokët, ecurinë e çdo dite apo edhe shqetësimet e tyre.
• Të inkurajojmë fëmijët të bëjnë atë çfarë ju pëlqen është diçka që prindërit dhe mësuesit po e harrojnë shpesh, duke u kthyer në një garë prindëëh e mësuesish, fëmijët janë ata që nuk zgjedhin thuajse asnjëherë çfarë realisht pëlqejnë e më pas ndeshen me reagimet e pritshmërive të tyre nëse nuk janë aty ku duhet!
• Po sikur të mund t’ju modelojmë fëmijëve se si mund të trajtojnë të tjerët me mirësjellje dhe respekt, dihet tashmë që fëmijët modelojnë sjelljet që shohin./KohaIslame.com

blob:https://www.evropaelire.org/d47a543b-33cd-4e14-a5de-2d799fbfa934

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit