9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Pamjet nga Franca, sikur kjo të ndodhte në Turqi…

Më të lexuarat

Franca po futet gati në javën e dytë e protestave të përgjakshme dhe të dhunshëme nga jelek verdhët për shkak të taksës së shtuar të naftit. Përveç djegive e përplasjeve të vazhdueshme mes protestueseve dhe policisë, aty ka pasur edhe arrestime.

Por ajo që bie në sy arrestimi dhe tallja me to që bëhet, duke i ulur në dy gjunjë sikur të jenë para vrasjes masive, që gjë e bëjnë sistemet totalitare. Këto pamje kanë shokuar njerëzit në rrjetet sociale, por në mainstreamin e mediave ato mbesin në heshtje, bile edhe tek ato shqiptare këto pamje jepen shumë pak ose mos të themi fare. Por sikur një gjë e tillë të ndodhte në Turqi apo ndonjë vend tjetër të botës muslimane, menjëherë do të dilni me akuza ja të dhunshmit, totalitarët, diktatorët, ndërsa kur ndodh diçka në zemrën e demokracisë në Francë, ajo mbetet në heshtje.

Edhe hoxha Zekrija Bajrami ka shkruar mbi këtë fenomen duke shpërndarë një video ku tregon torturën dhe dhunën e policisë franceze ndaj nxënësve të shkollës së mesme:

KJO ËSHTË DEMOKRACI E JO SHAKA
————————————
Këto pamje janë deshmi sadopak për “demokracinë”, për të cilën trumbetojnë disa shtete, por atë e lypin nga të tjerët, kurse vetes, ia lejojnë dhunën dhe shtypjen e popujve.
Sikur ky trajtim i pa mëshirshëm, të ndodhte në Turqi, do të çohej e gjithë bota në këmbë, duke kërkuar nga Turqia llogari dhe përgjegjesi për përdorimin e forcës ndaj popullit.
Por kur vet ata i tejkalojnë kufitë dhe aspak nuk janë tolerantë, atëherë është gjë normale, pra rroftë “demokracia”./KohaIslame.com/

https://www.facebook.com/ajplusenglish/videos/2083109041745628/UzpfSTE2OTk3MzIzOTY5ODg2ODoyNDQyMzc1NTcyNDU4NjEy/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit