10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pamje të reja nga ura 950 tonëshe, e cila u shemb vetëm 5 ditë pasi u ndërtua – vetura të bllokuara në rrënoja

Më të lexuarat

Nga shembja e urës së këmbësorëve që të çonte në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës, kanë humbur jetën së paku 6 persona.

Ekipet emergjente dhe të zjarrfikësve kanë rrethuar zonën përreth ku është shembur mbikalimi në formë ure, e cila raportohet se ua mori jetën disa personave dhe shumë tjerë besohet se kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, përfshirë edhe ata që ishin brenda veturave që po kalonin në ato momente.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në afërsi të kampusit të Universitetit Ndërkombëtar të Miamit, ku ura 53 metra e gjatë ishte ndërtuar gjatë javës së kaluar, për t’ia lehtësuar qasjen më të lehtë të këmbësorëve në kampusin e universitetit, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuar nga helikopteri, tregojnë dhjetëra vetura të shkatërruara që kanë ngecur nën rrënojat e mbikalimit që peshon hiq më pak se 950 tonë.

Ende nuk dihet nuk i saktë i të vdekurve apo lënduarve nga policia e Miamit, edhe pse disa minuta më parë policia rrugore e Floridës ka njoftuar se të paktën 5 pesë vetura të mbushura me njerëz kanë ngecur nën rrënoja.

Tamiami Trail konsiderohet njëra nga rrugët më të frekuentuara të kësaj zone, kurse mbikalimi është ndërtuar pas kërkesës që studentët të kenë qasje më të lehtë në kampus pa rrezikuar jetën nga veturat që lëvizin me shpejtësi të madhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit