Pamje të dhimbshme: Trajneri mendoi ta ndalë meçin dy runde më herët, nga i cili vdiq boksieri rus

0
137

Buddy McGirt, trajneri i boksierit rus Maxim Dadashev i cili vdiq mbrëmë nga gjakderdhja në tru pas një meçi boksi, ka thënë se kishte menduar ta ndalte meçin dy runde më herët seç e kishte bërë.

28-vjeçari pësoi goditje të njëpasnjëshme në kokë në rundin e 11 nga kundërshtari i tij Subrial Matias në një meç në kategorinë e lehtë të IBF-së para se trajneri i tij ta ndalte meçin, i cili u zhvilluar të premten.

Momentet e fundit të Dadashev në ring para se ai ta humbasë vetëdijen dhe të pësojë gjakderdhje fatale në tru shihen në një video të publikuar në Twitter.

Trajneri i tij McGirt ka thënë për ESPN se ai kishte menduar ta ndalte meçin në rundin e nëntë dhe 10 para se përfundimisht ta bënte në rundin e 11-të.

“Do ta ndalë, po merr shumë goditje. Të lutëm Max, më lejo ta bëjë”, dëgjohet McGrit duke i thënë boksierit rus, i cili refuzonte.

McGrit, megjithatë, e injoron refuzimin e boksierit për t’u dorëzuar dhe i thotë gjyqtarit ta ndalë meçin në fund.

Fatkeqësisht, ka qenë tepër vonë për Dadashev, sepse rusi vdiq të martën mbrëma në spital.