Palestinezi e fal veprën milionëshe të Banksyt [foto]

0
36

Një palestinez nga Rripi i Gazës e ka shitur veprën milioneshe të artistit britanik Benksy për më pak se 200 dollarë. E tash, ankohet se është mashtruar keq.

Benksy besohet se në fillim të këtij viti fshehurazi ka hyrë në Rripin e Gazës nga një tunel nëntokësor dhe ka realizuar katër murale, përfshirë edhe atë që pareqet hyjneshën greke Niobe, të cilën e ka portretizuar në dyert prej hekuri të një shtëpie të shkatërruar.

Siç shkruan “Koha Ditore”, kjo vepër e titulluar “Dëmi i bombës” është realizuar në të vetmen pjesë të mbetur të shtëpisë dykatëshe të familjes Darduna në veri të Rripit të Gazës. Pasi s’kishte haber për vlerën e saj, Rabio Darduna (33) ka thënë se e kanë nxitur që atë t’ia shesë artistit lokal Belal Kaled për 175 dollarë.

Veprat e Banksyt vlerësohen me miliona dollarë, shkruan AP-ja 
“S’e kam ditur se ka vlerë të madhe. Kam dëgjuar se veprat e tij shiten me miliona”, ka thënë ai duke shtuar: “Dua që dyert e shtëpisë të më kthehen”. Darduna ka thënë se kurrë më pare nuk kishte dëgjuar për artistin të cilit nuk dinte t’ia shqiptonte as emrin. 
E në anën tjetër artisti Kaled ka thënë se nuk e kishte për qëllim ta mashtronte askënd, por vetëm ka synuar ta ruajë veprën dhe nuk i intereson të përfitojë.

“E kam blerë për ta ruajtur vlerën artistike”, i ka thënë Kaled AP-së, duke shtuar se synon që atë ta ekspozojë në vende të tjera. Ka thënë se është në kontakt me përfaqësues të Banksyt me shpresën që t’i lejohet ekspozimi i veprës në Gaza.

Ndërkohë, në lidhje me këtë rast në rrjetin social “Facebook” ka plasur një debat i ashpër. Disa aktivistë e gazetarë palestinezë e akuzojnë blerësin se e ka mashtruar Dardunin, përderisa pala tjetër e mbron duke thënë se blerja është krejt ligjore. 
Kaled ka pranuar që t’ua prezantojë gazetarëve muralin me kusht që të mos e zbulojnë se ku gjendet.

Shtëpia e familjes Dardune është njëra prej 18 mijë të shkatërruarave gjatë luftimeve 50 – ditëshe, midis Izraelit dhe Hamatit, në verën e vitit të kaluar. Bansky e kritikon ashpër Izraelin dhe me veprat e tij tërheq vëmendjen për vuajtjet e palestinezëve 
Gjatë një vizite misterioze në Rripin e Gazës ka lënë vizatimin ku shihen hanxhari dhe fëmijët që kacavirren në kullën ushtarake të vëshgimit.

Agjenti i Banksyt, Jo Brooks, asokohe kishte thënë se artisti ka hyrë në Gaza nëpërmjet një tuneli nga Egjipti, edhe pse një gjë e tillë ishte fort e rrezikshme.

“Dëmi i bombës” është realizuar në të vetmen pjesë të mbetur të shtëpisë dykatëshe të familjes Darduna në veri të Rripit të Gazës. Pasi s’kishte haber për vlerën e saj, Rabio Darduna (33) ka thënë se e kanë nxitur që atë t’ia shesë artistit lokal Belal Kaled për 175 dollarë