9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Palestinezët e përzunë gazetarin saudit që dashuronte Izraelin, nga oborri i Al-Aksës

Më të lexuarat

Gazetari saudit Muhammed Suud Zeyd, i cili mbërriti në izrael me kërkesë të ministrit të Jashtëm izraelit, u përzu nga oborri i Al-Aksës me rastin e vizitës së kompleksit në Kudsin Lindor.

Në një video ai kishte thënë që e dashuronte Izraelin, palestinezët në momentin që kuptuan se për kë bëhet fjalë e përzunë gazetarin nga oborri i xhamisë.

Zëdhënësi i Administratës së Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs për AA tha se Zeyd dëshironte të takohet me përfaqësuesin e Administratës së Vakëfeve Islame, por se kërkesa e tij u refuzua.

Ai shtoi se gazetari saudit, pasiqë fali namazin u detyrua të largohet nga kompleksi i Al-Aksës.

Abdulazim Selheb, kryetari i Këshillit të Administratës së Vakëfeve në Kuds, deklaroi se Al-Aksa i përket vetëm muslimanëve dhe se është i padëshirueshëm kushdo që vjen në këtë me ftesë apo mbështetje të Izraelit.

Palestinezët nuk kanë të ndalur me kritika të ashpra në llogari të procesit të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Ministria e Jashtme izraelite në kumtesën e saj të publikuar të dielën thekson se një grup prej 6 gazetarëve, në mesin e të cilëve edhe gazetarë nga Arabia Saudit dhe Iraku po qëndrojnë për vizitë në Izrael.

Më tej thuhet se gazertarët do të vizitojnë Parlamentin izraelit, Qendrën Memoriale kushtuar viktimave të holokaustit “Yad Vashem” dhe vendet e shenjta në Kuds.

https://twitter.com/i/status/1153338180378271747

https://youtu.be/6UpRyTsd1M0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit