9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Palestinë: Protesta kundër pushtuesit izraelit

Më të lexuarat

Palestinezët protestuan kundër pushtuesit izraelit në disa fshatra në Bregun Perëndimor.

Një numër i palestinezëve u plagosën të premten në përleshje me forcat izraelite në Bregun Perëndimor gjatë tubimeve kundër shtypjes së Izraelit dhe rrethimit shkatërrues në kampin e refugjatëve Yarmouk në Siri.
Katër palestinez u lënduan si pasojë e thithjes së gazit lotsjellës gjatë një tubimi në Kafr Qaddum në Nablusin perëndimor, ka thënë përmes një deklarate Komiteti i Rezistencës Popullore.
Pesë protestues u plagosën kur forcat izraelite qëlluan më plumba gome dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve që po i afroheshin barrierës izraelite në fshatrat Ni’lin dhe Bi’lin.
Ushtria izraelite nuk ka dhënë koment për këtë.
Deri në 20.000 palestinezë, shumë prej tyre kanë nevojë ekstreme për ushqim dhe barna, kanë mbetur nën rrethim brenda në kampin e refugjatëve Yarmouk, Damasku jugor.
Më shumë se 40 palestinezë njoftohet se kanë vdekur nga uria brenda kampit, i cili ka mbetur nën rrethim nga forcat e Bashar al-Asadit, që prej shtatorit të vitit të kaluar./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit