12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Palestina e njeh Kosovën si shtet, por Kosova nuk e njeh Palestinën!

Më të lexuarat

Palestina është shteti, që për dekada me rradhë ka vuajtur nga pushtimi i popullit hebre të Izraelit. Pa ndrojë mund të vlerësojmë pushtimin e Palestinës si “Gëzimin e Izraelit dhe dhimbjen e Palestinës”.

Populli hebre ka festuar gjithmonë pavarësinë dhe identitetin e shtetit të tij, ndërsa Palestina asnjëherë nuk ka pasur arsye për të festuar pasi ka qenë përherë nën presionin dhe dhunën sistematike të Izraelit. Njerëz të pafajshëm dhe fëmijë të vrarë. Djegie dhe shkatërrime pa fund.

Të njejtat vuajtje që Palestina vazhdon të përjetojë, Kosova para disa vitesh ka përjetuar të njejtën gjë nga Serbia. Sot Kosova ka fituar pavarësinë, por ende vazhdon të ketë probleme kufijsh me Serbinë. Këto dy shtete që kanë përjetuar të njejtat situata dhe dhimbje pa fund, na bën të kuptojmë se ja dinë më mirë se kushdo tjetër vuajtjet njëri- tjetrit.

Duke ditur këtë të përbashkët na lind pyetja: A është Qeveria e Kosovës e gatshme të njohë Shtetin e Palestinës?!

Palestina e njeh Kosovën si shtet madje është shprehur se i di mirë vuatjet e popullit kosovar dhe cdo populli tjetër të shtypur.

Fatëkeqsisht, ish-Zevendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar më parë se Kosova nuk do ta njohë Shtetin e Palestinës. Kosova kërkon që të tjerët ta njohin dhe t’i kuptojnë përpjekjet e saj për vetëvendosje, po ndërkohë nuk kupton përpjekjet e të tjerëve për të shpëtuar nga kthetrat e grabitqarëve.

Mbështetja e popullit palestinez në përpjekjet e tij për liri dhe pavarësi dhe shpëtimin e tij nga kthetrat e pushtimit izraelit, i cili kryen çdo ditë vrasje ndaj civilëve të pafajshmë palestinezë, është detyrë e çdo njeriu të lirë në këtë botë, është detyrë e çdo individi që ka ndërgjegjie njerëzore, është detyrë e gjithësecilit që beson tek demokracia dhe tek të drejtat e njeriut.

Padrejtësia me të cilën përballet populli palestinez duhet të ndalet dhe pushtuesit izraelitë duhet të japin llogari për të gjitha krimet që kanë kryer.
Kosova për parime dhe interesa të saj të ngushtë nuk njeh shtetin e Palestinës, nuk njeh popullin që ka të njejtat vuajtje si ajo dikur.

Palestina sot ka nevojë për mbështetjen e gjithë botës për të jetuar në paqe.

Burimi: Ambasada Palestineze ne Shqiperi

/Gazeta impakt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit