12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Palestina do të shkëpusë gradualisht lidhjet me Izraelin

Më të lexuarat

Më parë, Këshilli Qendror i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) pezulloi vendimin për njohjen e Izraelit derisa autoritetet e Tel Avivit nuk pranojnë shtetin palestinez

 

Autoriteti Palestinez do të “shkëpusë gradualisht” lidhjet me Izraelin, në përputhje me vendimin e miratuar të hënën vonë nga Këshilli Qendror Palestinez (PCC), deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saeb Erekat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklatarë për radion “Zëri i Palestinës”, Erekat tha se presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, planifikon të thërrasë një takim të Komitetit të Lartë Kombëtar, i cili është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të miratuara nga PCC.

Komiteti Kombëtar përbëhet nga anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të PLO-së, komitetit qendror të Fatahut, si dhe zyrtarëve qeveritarë dhe të sigurisë.

“Komiteti do të fillojë zbatimin e këtij vendimi për të ndërprerë lidhjet me Izraelin në mënyerë graduale dhe në të gjitha fushat”, tha Erekat.

Më parë, Këshilli Qendror i PLO-së pezulloi vendimin për njohjen e Izraelit derisa autoritetet e Tel Avivit nuk pranojnë shtetin palestinez.

Nevojitet që vendimin ta konfirmojë edhe presidenti Abbas dhe Këshilli ekzekutiv i PLO-së, që ai edhe zyrtarisht të hyjë në fuqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit