8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pakistan, interesim i madh për “robotin kamarier”

Më të lexuarat

Robotët të krijuar nga djali i pronarit të restorantit, inxhinier i elektrikës Usame Aziz, pasi që ta bëjnë shërbimin e ushqimit në tavolina, kthehen përsëri në banak për t’i marrë porositë

ISLAMABAD (AA) – Në një restorant në Pakistan për herë të parë në vend të njerëzve po shërbejnë “kamarierët robotë”.

Nëpërmjet “kamarierëve robotë” të cilët shërbejnë dhe shkojnë në tavolina, restoranti në qytetin Multan është shndërruar në qendër të interesit të qytetarëve.

Robotët të krijuar nga djali i pronarit të restorantit, inxhinier i elektrikës Usame Aziz, pasi që ta bëjnë shërbimin e ushqimit në tavolina, kthehen përsëri në banak për t’i marrë porositë.

Në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), Aziz tha se pas diplomimit në vitin 2015, ka shprehur dëshirën për shkuar jashtë vendit për të zhvilluar punime për krijimin e robotëve, por që babai i tij e ka inkurajuar atë që të qëndrojnë në Pakistan.

“Edhe unë mendova se mund të rrisë përfitimet e babait tim në punën e restorantit duke i realizuar shërbimet nëpërmjet robotëve dhe fillova të hulumtoj për këtë”, tha Aziz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit