7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Padia e 138 muslimanëve në Kolorado: si i fituan ca drejta dhe ca miliona

Më të lexuarat

Dy vjet pasi më parë, punëtorë muslimanë në shtetin amerikan të Kolorados, iu drejtuan gjykatës për të zgjidhur një mosmarrëveshje me punëdhënësit. Ata u kërkuan atyre që t’u jepet një pushim në kohën e faljes, gjë që iu ishte mohuar. Gjyqi i nxorri ata fitues, e tani, përkatësisht, fabrika e përpunimit të mishit në Kolorado do t’u paguajë 1.5 milion dollarë kompensim, por dhe Bashkimi i Sindikatave gjithashtu do u paguajë kompensimin sepse nuk u qëndroi në mbrojtje punëtorëve.

Komisioni për të Drejtat e Barabarta dhe Mundësitë e Punëtorëve në Kongresin Amerikan, tha se drejtuesit i Cargill Meat Solutions ranë dakord të paguajnë 1.5 milion dollarë për 138 punëtorë muslimanë somalezë.

Komiteti gjithashtu njoftoi se menaxhmenti i fabrikës ka rënë dakord që t’u krijojë atyre të gjithë hapësirën e nevojshme, fizike dhe kohore, në ata të mund të kryejnë ritet e tyre.

Mosmarrëveshja erdhi në vitin 2006, për shkak të një ndalese e cila çoi në largimin nga puna të një numri punonjësish. Atyre, menaxhmenti i fabrikës iu kishte hequr të drejtën për të kryer ritualet.

Agjencia Federale Kundër Diskriminimit gjeti në vitin 2017 se “punëtorët ishin ngacmuar dhe diskriminuar, sepse protestonin për ndryshimin e papritur të politikës që i pengonte ata të kryenin obligimet e besimit”.

Pas vendimit të gjykatës, kreu i fabrikës së përpunimit të mishit të Cargill, Bryan Sykes tha se sigurimi i një vendi lutjeje për punonjësit është një segment i rëndësishëm i përfshirjes dhe i mbështetjes për punëtorët.

Nga ana tjetër, Bashkimi i Sindikatave do të paguajë 153,000 dollarë për punëtorët muslimanë për zgjidhjen e akuzave për diskriminim.

Agjencia Federale tha se Bashkimi i Sindikatave ra dakord ta paguajë kompensimin për mosmbrojtje të tyre kur ata ishin të shqetësuar për shkak të racës, fesë dhe origjinës kombëtare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit