Pacolli vazhdon me abuzime ndaj emërimeve në diplomaci

0
24

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është zmbrapsur nga mësymja për t’i vendosur në rotacion një numër diplomatësh të cilët kanë përmbushur nga dy mandate në shërbimin e jashtëm, ky është dhe një obligim ligjore i cili është abuzuar gjerë tani nga shefat politik të diplomacisë së re kosovare.

Nga frika se mund të ngjallë pakënaqësi, Pacolli ua ka vazhduar edhe mandatin e tretë. Ja disa prej vendimeve të cilat janë marrë muajt e fundit nga Kabineti i Pacollit.

Ndërkaq, burime brenda Ministrisë kanë folur për parregullsi dhe përplasje, të cilat e kanë shoqëruar procesin e risistemimit të diplomatëve. Zhurmën e kanë bërë kryesisht diplomatët që kanë lidhje me eksponentë të partive në pushtet. Ministria që drejtohet nga Pacolli e ka fajësuar ligjin se nuk ofron mekanizëm efikas se si të realizohet sistemi i rotacionit.

Pacolli nuk i ka shkuar deri në fund përcaktimit të shprehur në listën me emrat e diplomatëve, që duhej të ktheheshin në Kosovë, deri në fund të gushtit të vitit të kaluar. Sistemi i integruar i personelit, “Një Shërbim, një Ministri”, i cili parashihet me ligj dhe rregullore nuk është vënë në veprim për të “fortët” e diplomacisë.

Njëra prej tyre është Fatmire Musliu, motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu. Ajo ka 12 vjet në diplomaci, pa asnjë ditë shkëputje dhe pa asnjë ditë të kthyer në MPJ. Musliu ka qenë në mesin e diplomatëve që është dashur të kthehen në Kosovë, në gusht të vitit të kaluar, pas përmbushjes së dy mandateve. Por Pacolli jo që nuk ka kthyer, por fluturimin e saj diplomatik e ka shoqëruar edhe me ngritje në detyrë. Këtë e ka bërë në një vendim të vetëm. Duke shkelur rënë rregullat dhe ligjin e shërbimit të jashtëm diplomatik./syri