7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pacolli: Mimoza Kusari është profitere, ia organizova fushatën milionëshe

Më të lexuarat

Ish presidenti Behgjet Pacolli ka akuzuar rënd ish zëvendësen e tij në AKR, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se ajo e ka qenë përfituese dhe se ka shfrytëzuar AKR-në si trampolinë.
Pacolli ka shkuar aq larg, saqë ka theksuar se aq shumë e ka mbështetur Kusari-Lilën, saqë fushatën në zgjedhjet e fundit për kryetare të Gjakovës ia ka organizuar me përmasa milionëshe.
“Kryetarja ka qenë zëvendëspresidente e AKR-së. Trampolina që e ka shfrytëzuar kryetarja në AKR ka qenë shumë e madhe, stabile dhe zonja çdo gjë e ka pasur të mundur në ARK. Dhe në një moment të caktuar të lihet AKR-ja anash ka qenë e pakuptueshme dhe ka qenë papërgjegjësi.

Pak më but po them ka qenë përfituese, për arsye se AKR-ja ka qenë aty”, ka thënë Pacolli në emisionin Natën me Fatmir Spahiun.
Ai ka shtuar se ashtu siç Gjakova udhëhiqet sot, nuk udhëhiqet prej AKR-së. Derisa thotë se nuk e kishte njohur asnjëherë Mimoza Kusarin, por ajo kishte shkuar vet në zyre për ku kishte kërkuar aderimin në AKR.
“Unë nuk e kam njohur kurrë Mimoza Kusarin dhe emri saj ka qenë zero. Mua më është imponuar ajo prej një bashkëpunëtori dhe ajo ka ardhur ka shprehur dëshirën me qenë pjesë e AKR-së.

Ajo prej AKR-së ka qenë numri i dytë në Qeveri, ka qenë Ministre dhe ka punuar në mënyrë autonome, ka dashur të kandidoj për kryetare të Gjakovën dhe e kemi mbështetur pa limit dhe ajo e ka pasur një fushatë shumë të kushtueshme në Gjakovë, të përmasave milionëshe.

Unë ju kam premtuar Gjakovës se ne do ta ndryshojmë Gjakovën”, ka theksuar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit