6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pacolli: Jam njoftuar nga Afganistani, edhe ata do ta bojkotojnë çmimin Nobel

Më të lexuarat

Shqipëria, Turqia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut janë disa nga shtetet që kanë bojkotuar Nobelin për shkak të dhënies së këtij çmimi shkrimtarit Hanke, person i cili ka përkrahur politikat e Millosheviqit gjatë viteve të 90.

Pas këtyre bojkotimeve Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është njoftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Afganistanit Idrees Zeman se edhe ky shtet do ta bojkotojë çmimin Nobel.“Mirënjohës për miqtë tanë në Afganistan” shkruan Pacolli në Facebook.

Postimi i plotë:Pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, sonte kam marrë një telefonatë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Afganistanit Idrees Zeman i cili më njoftoi se ai ka udhëzuar Ambasadorin e tyre në Suedi që të bojkotojnë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke i cili mbështeti politikat gjenocidale të Millosheviqit. Mirënjohës për miqtë tanë në Afganistan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit