6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Pacolli: Jahjaga i ka hëngër fjalët

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i parë kosovar, Behgjet Pacolli ka thënë se nëse Presidentja Jahjaga ka thënë se nuk do të jap dorëheqje, ajo i ka hëngër fjalët.

“Nëse ajo ka thënë kështu, ajo i ka hëngër fjalët. Ajo kur është betuar në Kuvendin e Kosovës e ka thënë se ka ardhur në këtë pozitë me një marrëveshje”, ka thënë Pacollin në Interaktiv.

Ai ka thënë se mendon që reformën kushtetuese nuk do ta votojnë deputet e AKR-së, pasi që kjo do të binte ndesh me marrëveshjen. “Deri kur do të vazhdojmë të gënjejmë qytetarin”, ka arsyetuar Pacolli.

AI ka thënë se koalicioni me PDK-në do të vazhdoi dhe AKR-ja do të vazhdoi ta kërkoi ministrinë që PDK-ja ia ka borxh.
Ai në këtë intervistë ka hedhur një varg akuzash ndaj Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Punëve të jashtme.

Pacolli thotë se kjo ministri kurrë, shteteve, njohjet të cilave kanë madhur “për dore të tij” nuk ju ka shkruar

Kosova për ti falënderuar dhe as që ka tentuar të krijoi marrëdhënie diplomatike.

Ai ka folur edhe për konfuzitetin që është shkaktuar rreth njohjes nga Mali. Thotë që nëse Ministri Enver Hoxhaj ka qen i “hutuar”: me deklarate e tij që Mali kurrë nuk na ka njohur, ai është i gatshëm ti kërkoi falje për fjalët e ti: “Mos u bënë dyfytyrësh”.

Pacolli thitë se çështja me njohjen nga shteti i Nigerisë është “Ok” dhe pretendon se intervista e botuar në Express me Ministrinë Punëve të Jashtme nuk është bërë kurrë. Ai madje ka thënë se ky shkrim, duke iu referuar intervistës në fjalë, mund të jetë edhe rast për Prokurorinë.

Krejt në fund, zëvendëskryeministri ka thënë se ende nuk e ka marrë Kushtetutën që ta lexoi e ta dijë se në bazë të rrethanave të zhvilluara rreth tij, a mban apo jo ende statusin e ish_presidentit të Kosovës.

Pacolli ka lutur mediat kosovare që të bëjnë lajme konstruktive dhe jo destruktive, duke ju referuar me terminologjinë e fundit atyre të botuara rreth konfuzitetit që u krijuar me njohjen nga Mali, por pse jo edhe nga Nigeria.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit