10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pacolli i bën thirrje Izraelit ta shqyrtojë njohjen e Kosovës

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ka dërguar urimet më të ngrohta popullit dhe përfaqësuesve të shtetit të Izraelit me rastin e shënimit të vitit jubilar të 70 vjetorit të Pavarësisë, ndërkohë që i ka bërë thirrje edhe njëherë për ri-shqyrtimin e njohjes de jure të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në vitin e dhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur dhe sovran.

“Në këtë vit të veçantë të shënimit të 70 vjetorit të Pavarësisë, dëshiroj që t’i dërgoj urimet më të sinqerta popullit dhe lidershipit të shtetit të Izraelit. Bashkëjetesa dhe harmonia në mes shqiptarëve të Kosovës dhe hebrenjëve ka gjurmë historike shekullore në vendin tonë, duke përfshirë edhe periudhën e lavdishme të ndihmës në shpëtimin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona kanë shënuar ngritje të vazhdueshme edhe në nivelin Institucional që nga shpallja e Pavarësisë sonë dhjetë vjet më parë, por ky mund të jetë një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi shqyrtimin e njohjes edhe de jure të Kosovës. Presim që në të ardhmen e afërt të kemi përfaqësim të Kosovës në Izrael”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pacolli-i-ben-thirrje-izraelit-ta-rishqyrtoje-njohjen-e-kosoves-524425/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit