18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Pacolli: Ata që mendojnë se unë e mohoj luftën janë të marrë

Më të lexuarat

“Ata që mendojnë se unë qenkam kundër konfliktit apo luftës së lavdishme, jo që nuk kanë të drejtë, por dalin qesharak dhe shumë „stupidë“ sepse gjithkush e din shumë mirë rolin dhe kontributin tim, ashtu siç e dimë edhe të tjerëve, për Kosovën“, ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Behxhet Pacolli nga Mekja.

Pyetjes se çfarë mendon mbi disa akuza, ku përflitet emri i Behxhet Pacollit rreth përdorimit nga ai për luftën në Kosovë, shprehjen “konflikt” në vend të asajë “luftë”, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovë, për agjencinë “Presheva Jonë”, nga Mekja është përgjigjur: “Unë, megjithëse nuk më bie fort të merrem me këto web saite e portale, por kam kuptuar se ky informacion origjinën e ka nga një web faqe të Odës Ekonomike. Oda Ekonomike, siç dihet është një bankë aksionarësh e shumë partnerëve dhe aksionarëve…”
Sipas Pacollit, “nëse marrim fjalorët terminologjik mund të konstatojmë se nuk ka kurrfarë dallimi mes fjalës luftë dhe konflikt, në fakt ka dallim pak, pasi termi i parë shkruhet me 5 shkronja, ndërsa i dyti me shtatë. Por, në fakt dy termet në esencë janë analogjike…Fjalët luftë, konflikt ose Ali Hoxha, Hoxhë Alia”.
Por, sipas tij, nocioni konflikt është një term që përdoret më shumë në diplomaci, “që unë e përdori shpesh kur kam takime me ndërkombëtarët, ndërsa tek alla-ballkance, kanë qejf me ja përmend fjalën luftë, në vend të konfliktit”.
“Prandaj, ata që mendojnë se unë qenkam kundër konfliktit apo luftës së lavdishme, jo që nuk kanë të drejtë, por dalin qesharak dhe shumë „stupide“ sepse gjithkush e din shumë mirë rolin dhe kontributin tim, ashtu siq e dimë edhe të tjerëve, për Kosovën“, ka thënë Pacolli, transmeton “Presheva Jonë”.
Duke folur për këto akuza ndaj tij në disa portale, Behxhet Pacolli konsideron se ato janë spekulime dhe tendencioze. „… Por, disa gazetarë, nëse mund t’i quajmë gazetarë, që fatmirësisht është një numër i vogël që merren me këtë misonin kundër meje, duket se nuk marrin vesh në profesionin e tyre ose janë të paguar nga qarqe antishqiptare që të merren me mua, të merren me një lobues të shtetit të Kosovës..Ose nëse s‘është asnjëra nga këto dyja, atëherë sigurisht këta djem paskan nevojë të bëjnë një vizitë te psikiatri, me i ra vetes mas…”, ka thënë Pacolli/ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit