OVL UÇK: O shteti o qytetarët!

0
48

Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së paralajmërojnë se nëse institucionet e Kosovës nuk reagojnë ndaj veprimet të fundit në veri të shkaktuara nga huliganët serbë, atëherë ata nuk do të rrinë duarkryq.


Kryetari i OVL UÇK-së, Muharrem Xhemajli thotë se janë të shqetësuar nga mosveprimi i institucioneve të Kosovës, për parandalimin e këtyre ngjarjeve dhe situatave të palakmueshme me të cilat po ballafaqohen qytetarët shqiptarë në veri.
“Jemi të shqetësuar me mosveprimet adekuate nga institucionet shtetërore, pasi tani ne kemi mekanizmat e sigurisë në Kosovës, siç është policia e Kosovës, kemi inteligjencën, kemi KFOR-in dhe EULEX-in dhe jemi shumë të shqetësuar për mosveprimet e tyre për parandalimin e këtyre ngjarjeve dhe situatave të palakmueshme”, ka thënë Xhemajli.
Në anën tjetër, Avdyl Mushkolaj, kryetar i organizatës së veteranëve të UÇK-së për Rajonin e Dukagjinit ka qenë me i prerë në deklaratat e tij në lidhje me situatën në veri. Ai ka theksuar së nëse institucionet e Kosovës nuk veprojnë në veri, atëherë do të jenë qytetarët e Kosovës ata që mund të veprojnë në këtë pjesë të vendit./BS/kohaislame