4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Othman Ibn Medh’uni pranon Islamin!

Më të lexuarat

Othman Ibn Medh’uni ishte njeriu i 13 i cili pranoi Islamin.
Abdullah Ibn Abasi transmeton tregimin e tij se si Othmani erdhi deri tek pranimi i Islamit:
Një ditë Pejgamberi ﷺ ka qenë ulur para shtëpisë së tij në Meke. Othman Ibn Medh’uni kaloi pranë Tij duke mos e vërejtur. Pejgamberi ﷺ e thirri atë dhe i tha: “A nuk po ulesh pak të bisedojmë”? Dhe Othmani thotë po.
Gjatë bisedës, tregon Abdullah Ibn Abasi (RadijAllahu anhu) se Pejgamberi ﷺ e ka ngritë kokën në qiell sikurse po e pëcjellë dikë dhe po e vështron dikë, dhe po ulet shikimi i Tij prapë në tokë, dhe bëri me kokë sikur kur miraton diçka. Kështu veproi dy herë.
Othmani e vërejti këtë dhe thotë: “O Muhamed, unë kam bisedu edhe më parë me ty, mirëpo këtë veprim nuk e kam vërejtur asnjëherë”! -Pejgamberi ﷺ tha: “O Othman më erdhi i Dërguari i Allahut Xhibraili (Alejhi selem)”. Othami thotë: “Si si edhe një herë, mu duk se the i Dërguari i Allahut”? – Thotë Pejgamberi ﷺ: “Po. I Dërguari i Allahut, Xhibraili (Alejhi selam).” Pastaj Othmani e pyeti se çka të tha!?” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Ma shpalli një ajet të Kur’anit dhe më tha: “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin. [16:90].
Othmani tha: “O Muhamed, ka thirrë në drejtësi, bamirësi, dhe me ju ndihmu të varfërve? VAllahi kjo është thirrja më e pastër dhe më e hajrit e mundshme”
Dhe ka ndalu prej imoralitetit, prej veprave të këqia, e prej dhunës ? Kjo ndalesë është prej rrënjëve të të këqijave!”
Thotë Othmani: “Në këto momente më është futur besimi në zemrën time, dhe e kam dashtë Pejgamberin ﷺ më shumë sesa veten time, më shumë sesa fëmijët e mi, dhe ka qenë njeriu më i dashur për mua.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit