13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Osteoporoza- “sëmundja e heshtur”

Më të lexuarat

Kohët e fundit njerëzit po bëjnë përpjekje për të luftuar kundër sëmundjeve që janë me siptoma të dukshme si ato të zemrës, kancerit, sëmundjeve kronike etj. Por, ka dhe nga ato sëmundje të cilat janë po aq të rrezikshme sa të mësipërmet, por që vijnë pa u ndjerë. Një nga këto sëmundje është pikërisht osteoporoza që është e njohur edhe me termin “epidemia e heshtur”. Ndërgjegjësimi për këtë sëmundje është i ulët, bile është injoruar në masë të madhe informacioni shëndetësor lidhur me këtë sëmundje. Në mënyrë që të përhapet më së miri njohuria shëndetësore për parandalimin, trajtimin e osteoporozës si dhe kujdesjen shëndetësore si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve mbi këtë sëmundje, në artikullin e sotëm do të flasim për parandalimin e trajtimin e osteoporozës. 

Osteoporoza është një sëmundje joneoplastike e kockës, që në heshtje cilësohet edhe si patologjia e shekullit. Të moshuarit janë ata që kanë më shumë mundësi të vuajnë nga kjo sëmundje. Osteoporoza është një sëmundje që prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar indin kockor. Si pasojë e këtij veprimi kocka bëhet e brishtë dhe lehtësisht e thyeshme. Prandaj kjo sëmundje quhet edhe patologjia e frakturave të kockave. Kjo sëmundje shkaktohet nga mungesa e Estrogjenit gjatë menopauzës te femrat, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit të hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e kalciumit. Përgjithësisht osteoporoza nuk shfaq asnjë shenjë apo simptomë në trupin e njeriut. E vetmja simptomë është thyerja ose fraktura e kockave. Shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dinë se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakturë në kockë. Zakonisht kockat që thyhen janë ato të shtyllës kurrizore çka e bën edhe më vdekjeprurëse këtë sëmundje. Kjo bëhet shkak për dhimbje në gju dhe kofshë. Aktualisht, rastet e osteoporozës nuk duhet nënvlerësuar.
 
“Përqindjet e rasteve të të moshuarëve të prekur nga osteoporoza janë më të larta. Me procesin e plakjes shoqërore, vihet re një prirje e rritjes së rasteve të osteoporozës.
Patogjeneza e osteoporozës është e ndarë kryesisht në dy faza, përkatësisht fillestare dhe e ajo e mesme e osteoporozës. Aktualisht në arenën ndërkombëtare nuk ka ndonjë metodë të efektshme për shërimin e osteoporozës, mund të ketë vetëm metoda për parandalimin dhe ngadalësimin e kësaj sëmundjeje.

Parandalimi i fazës së parë është shumë i rëndësishëm, gjë që duhet të fillohet tek të rinjtë:
 
“Duhet që fëmijët dhe të rinjtë të kenë kujdes në mënyrën e të ushqyerit, pra të marrin më shumë ushqime që përmban Kalcium dhe Kalium, të tilla si peshk, karkaleca deti, alga deti, qumësht (250ml me Ca300mg), produktet e qumështit, supë kockash, vezë, produkte prej fasuleje e soje, drithëra të rafinuar, farat e susamit, farat e pjeprit, perimet me gjethe jeshile etj. Gjithashtu, duhet bërë kujdes për kalitjen fizike duke bërë ushtrime, të ekspozohemi më shumë drejt rrezeve të diellit, të ndalohen pirja e duhanit dhe e alkoolit, të pihet më pak kafe, çajra dhe pije të gazuara, të konsumohet më pak sheqer, kripë dhe proteina shtazore . ” 

Sipas statistikave në Shqipëri, një në tre meshkuj mbi të 50-at vuan nga kjo sëmundje. Por edhe femrat vuajnë nga kjo sëmundje e kockave. Treguesit thonë se 1 në 5 gra vuan nga osteoporoza.
 
Kush preket nga osteoporoza?
 
Shumë nga mjekët dhe specialistët thonë se vetëm gratë preken prej kësaj sëmundjeje. Por e vërteta është se edhe burrat mund të preken prej saj, madje edhe të rinjtë. Por osteoporoza është e trajtueshme dhe së shpejti pritet të dalë një ilaç i ri i cili i jepet pacientit vetëm një herë në vit. Ndërkohë që 80 përqind e atyre që preken nga osteoporoza janë gra dhe shpesh të moshuara, edhe burrat mund të preken nga kjo sëmundje. Njerëz të racës së bardhë dhe aziatike janë më në rrezik prej osteoporozës, por edhe njerëz të racave të tjera mund të preken prej saj. 

Trajtimi i osteoporozës
 
Për trajtimin e sëmundjes ekzistojnë trajtime të ndryshme, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti.
 
Trajtimi i osteoporozës kryhet me estrogjen, një lloj terapie mjekësore e përsëritur me hormone. Por përdorimi i estrogjenit me kalimin e viteve është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit te femrat dhe me rritje të rrezikut të trombozës.
 
Për kurimin e osteoporozës perdoret edhe Kalcitonina, e cila merret nëpërmjet hundës dhe nuk ka efekte anësore, por që sipas mjekëve ortoped nuk është ilaç shumë efektiv.. Këshilla për të gjithë meshkujt dhe femrat që i afrohen ose jo moshës së të 50-tave është të kenë sa më shumë aktivitet fizik. Vetëm kështu ata mund të luftojnë osteroporozën dhe pasojat e saj fatale në trup. 

Shenjat dhe simptomat më të cilat shfaqet osteoporoza
 
1. Artriti reumatoid është simetrik, prek gjunjët, këmbët dhe kyçet
 
2. Simptomat janë më të forta në mëngjes. Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka të vështirë të lahet, të vishet, dhe të krihet në mëngjes
 
3. Shoqërohet edhe me serozit, që do të thotë efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nën lëkurë.
 
4. Kur sëmundja përparon, ajo shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve: gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë etj.
 
Efektet e sojës mbi kockat
 
Shkencëtarët kanë pasur arsye të mendonin se soja mund të ndihmonte gratë për të luftuar shenjat e plakjes siç janë humbja e kujtesës, dobësia e kockave dhe shtimin e kolesterinës.
 
Vitamina K shmang osteoporozën
 
Një mënyrë për të shmangur osteoporozën është duke marrë vitaminë K. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës, rekomandon ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K, e cila është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Përveç ilaçeve metoda më e mire e zëvendësimit të estrogjenit është ajo dietike, duke pirë sa më shumë produkte qumështi si dhe çdo karota, portokalle, të cilat përmbajnë vitaminën D.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit