8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Osmani: Hoti nuk po arrin t’i ketë 61 deputetë që të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Më të lexuarat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ditën e enjte do të mbahen dy seanca.

Osmani ka thënë se njëra seancë do të jetë vazhdim i pikave të papërfunduara dhe njëra do të jetë seancë e re.

“Këtë të enjte do të kemi sërish Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, gjithashtu Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Propozim rezolutën nga raportimi i kryeministrit për dialogun, propozim rezolutën nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe votimi në parim për masat e përkohshme për ta luftuar efektin e pandemisë.

Këto janë pesë pikat që nuk është arritur shumica e nevojshme. Po ashtu do të kemi seancë të re e cila do të përfshijë votimin e dy marrëveshjeve të reja”, tha ajo para mediave.Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani gjatë konferencës.

Sa i përket votimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, që ka dështuar pesë herë të votohet, Osmani tha se është përgjegjësi e koalicionit të bëjë votat e mjaftueshme.

“Hoti nuk po arrin t’i ketë 61 deputetë që të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kur LDK, ka qenë në opozitë ka thënë se është përgjegjësi e PAN-it që të bëjë shumicën. Është obligim themelor i tyre”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Osmani po ashtu bëri të ditur se të premten mund të ketë edhe një seancë, ku kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë për dialogun me Serbinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit