12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Osama Bin Laden…jo më fal…Vinladen, luan për Perunë

Më të lexuarat

Kur drejtuesit e kampionatit të Amerikës së Jugut, për 15 vjeçarët, thirrën emrin e tij, të gjithë kthyen kokën, ndërsa ai vetë e uli me turp. “Osama Vinladen”, thirri organizatori, jo pa ju marrë goja.

Djaloshi ngriti dorën, për të konfirmuar prezencën, ndërsa të gjithë të tjerët qeshën. Bëhet fjalë për një djalosh nga Peruja, i cili është grumbulluar për të përfaqësuar moshatarët e vendit të tij, për kampionatin Amerikano-latin.

Mesfushori i djathtë që luan për klubin Deportivo Union Comercio në Peru, ka një mbiemër shumë të ngjashëm me terroristin tashmë të vrarë, Osama Bin Laden. Mbase prindërit e tij, nuk ia kanë vënë pa qëllim emrin Osama, por fakt është se që prej ditës kur djaloshi ka filluar të kuptojë, ai vetëm është tallur për këtë ngjashmëri.

“Kur isha i vogël mërzitesha dhe bëhesha shumë me nerva kur më tallnin për mbiemrin, por tani jam mësuar dhe e kaloj me një buzëqeshje”, tha djaloshi për mediat, të cilat u bënë kurioze pikërisht për shkak të emrit e mbiemrit të tij. Por Osama Vinladen është edhe një futbollist shumë premtues.

A do t’i shërbejë të paktën për diçka pozitive në jetë, ngjashmëria e emrit e mbiemrit me terroristin e vrarë në vitin 2011, apo persekutimi i emrit, do t’i prishë punë, për shkak se ndoshta pakush do të dëgjojë mbiemrin Vinladen kur të shënojë gola, kjo mbetet për tu parë.

Momentalisht, ai është grumbulluar me Kombëtaren Under 15 të Perusë dhe mendjen e ka vetëm të luajë mirë e të shënojë gola. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit