1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Orizi i bardhë apo orizi kaf, cili është më i mirë?

Më të lexuarat

Një vakt pa oriz nuk është vakt. Kjo thënie japoneze qëndron shumë mirë për këtë produkt i cili ushqen më shumë se gjysmën e botës. Jo, dashuria për orizin e përsosur me ngjyrë të bardhë nuk kufizohet vetëm te aziatikët; ajo shtrihet te rreth 3 miliardë njerëz të sekteve, feve dhe popujve të ndryshëm nga i gjithë globi.
Por cili është i duhuri, orizi i bardhë apo orizi kaf. Dëshironi të dini të vërtetën?

Dallimi mes orizit të bardhë dhe orizit kaf nuk është shumë i madh. Por është padyshim e qartë se orizi nuk është më një produkt i pastër, ai ka defektet e veta. Ajo që ka më shumë rëndësi është shija, zgjedhja juaj dhe buxheti që keni.
Sinqerisht, një filxhan orizi i bardhë nuk do t’u bëjë të konsumoni më pak yndyrë, apo një filxhan orizi kaf mos mendoni se do t’ju bëjë të dukeni më mirë. Gjithmonë kujtoni se të ushqyerit nuk përshtatet njësoj shkencërisht tek të gjithë njerëzit dhe efektet ndryshojnë nga personi në person.
Ne të gjithë e dimë se ka individë të cilët mund të hanë çdo gjë dhe të jetë të dobët, pastaj ka nga ata që janë të prirur të shtojnë shumë shpejt peshë, pavarësisht se janë në një dietë të rreptë. E gjitha kjo është e lidhur me metabolizmin tuaj.
“Personalisht, unë nuk e pëlqej shijen e fortë të orizit kaf, kështu që preferoj të gatuaj oriz të bardhë në shtëpi. Ndërsa për të shmangur diabetin, orizi kaf është një opsion i shëndetshëm për shumë njerëz,” – thotë një dietologe.

Sugjerime kur shkoni në dyqanin e ushqimores:
Orizi është ok, çfarëdo varieteti qoftë. Vetëm mbani në kontroll sasinë. Nëse zgjidhni orizin e bardhë ose orizin kaf, kjo është krejtësisht në shijen tuaj. Vlerat ushqyesve dhe efektet janë pothuajse të njëjta. Lëreni shijen të jetë gjyqtari juaj. Vetëm kontrolloni sasinë dhe frekuencën e gatimeve me oriz ngjyrë kaf.
Bëhuni të zgjuar dhe luani me varietetet. Natyra na ofron zgjedhje të shumta. Përdorni një ditë oriz basmati dhe ndryshojeni të nesërmen. Bëjeni ushqimin tuaj të këndshëm.
Gjithmonë mbani mend se dallimet në kalori, ushqim dhe “dietat” e miratuara nga qeveria nuk kanë rëndësi, sepse asnjë person nuk do të mund të hajë vetëm një filxhan oriz, pa një pjatë shoqëruese.
Sa për ata me diabet, nuk ka asnjë mënyrë që të hanë oriz me stomakun bosh. Ndaj mos hani asnjëherë oriz në mëngjes. Ndërsa kur hani në pjesën tjetër të ditës, efekti i tij në glukozën në gjak do të jetë më i asimilueshëm.
Të dy varietetet e orizit, është fakt i sigurt, (edhe orizi i bardhë edhe ai ngjyrë kaf) se kanë avantazhet e tyre. Në disa pika gjithsesi favorizohet orizi i bardhë në krahasim me orizin kaf, për shkak të përmbajtjes së acidit ‘phytic’, tretshmërisë dhe përmbajtjes së arsenikut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit