15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Organizatorët rrëfejnë prapaskenat e protestës: Para Kryeministrisë na bllokuan telefonat

Më të lexuarat

Rrëfimi për javën e tubimeve e përpjekjet për t’i ndarë.

“Anëtarët e ’Mjaft’ na thanë të ikim gjatë natës që e gdhimë para qeverisë”

“Para Kryeministrisë s’punonin celularët”

“Nxënësit janë paralajmëruar për përjashtim, duam takim me Nikollën”

Nuk dolën në protesta për protagonizëm, por për të fituar një kauzë që mbronte shëndetin e qytetarëve shqiptarë nga asgjësimi i armëve kimike.
Më i madhi nga tre djemtë që organizuan protestat për armët kimike, është babai një djali 4-muajsh, Vehap Kola, nga Kukësi. Ai ka studiuar për Financë në Universitetin e Tiranës dhe tashmë punon si konsulent i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Dy vëllezërit Albi dhe Ergi Bardhi, përkatësisht 27 dhe 24 vjeç, punojnë privatisht në fushën kompjuterike. Albi ka studiuar për Ekonomi dhe Politikë Agrare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa Ergi për Inxhinieri Elektronike në një universitet privat. Deri dje ishin të panjohur, sot i ndalojnë në rrugë qindra qytetarë për t’i falënderuar. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ideatorët e rrjetit social “1 milion shqiptarë kundër asgjësimit të armëve kimike”, tregojnë historinë se si u zhvilluan protestat që nisën nga një faqe Facebook-u deri në nxjerrjen e mijëra nxënësve, studentëve dhe qytetarëve në sheshe anembanë vendit.

Si nisi organizimi juaj në protestën për armët kimike. Çfarë ju shtyu të reagonit dhe të krijonit faqen në Facebook?
Vehap Kola: Ne jemi tre shokë. Albi hap tri ditë para protestës faqen në Facebook “1 milion shqiptarë kundër asgjësimit të armëve kimike” dhe më vendos edhe mua emrin si moderator në faqe. Pastaj më merr në telefon dhe më thotë kam hapur faqe publike për armët kimike. Si fillim faqja mori 6 mijë klikime për dy ditë.
Albi Bardhi: Duke qenë se interesi i njerëzve ishte i madh, ne krijuam një tip media të sinqertë. Në fillim iu referuam vetëm mediave ndërkombëtare, sepse atje gjenim informacione të paanshme. I përkthenim materialet dhe i postonin në faqe. Menjëherë bëmë thirrje për të dalë në protesta kundër asgjësimit të armëve kimike.

Kishit ju një zyrë, si e menaxhonit faqen?
Ergi Bardhi: Jo, e menaxhonim nga shtëpia unë me vëllain dhe Vehapi nëpërmjet telefonit.

Si e nisët protestën e parë?
Vehap Kola: Krijuam një event në faqe ku njoftonim për protestën. Ftuam mbi 6 mijë persona për ngjarjen dhe pastaj janë bërë edhe shpërndarje të tjera nëpërmjet miqve tanë. Menjëherë u krijua një solidaritet online dhe rreth 1 mijë veta konfirmuan pjesëmarrjen në protestën e së enjtes. Protesta e datës 7 nëntor ishte e përbashkët, për atë organizim kishte njoftuar edhe shoqëria civile me ambientalistët, dhe ne shkuam e iu bashkuam. Ditën e parë që dolëm në protestë ne nuk folëm, nuk donim absolutisht protagonizëm. Edhe në protestën e së shtunës kemi qëndruar në heshtje. Të shtunën faqja jonë kishte 12 mijë fansa dhe njoftuam përsëri shumë prej shokëve tanë që të na bashkoheshin.
(Me gjeresisht intervisten e lexoni ne numrin e sotem print te Gazetes Panorama)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit