Organizatat hebreje pro-izraelite ndër financueset kryesore të islamofobisë

0
95

Nga Hatem Bazian

Çfarë mund të kenë vallë të përbashkët Canary Mission i politikanit holandez të ekstremit të djathtë Geert Wilders, Freedom Defense Initiative (Nisma për Mbrojtjen e Lirisë) dhe Stop Islamization of America (Ndal Islamizimit të Amerikës) përkatësisht e Robert Spencer-it dhe Pamela Geller-it, Lëvizja amerikane Tea Party dhe American Freedom Law Center (Qendra Amerikane për Ligjin mbi Lirinë) e David Yerushalmit. Të gjitha financohen nga degë të ndryshme të federatave hebreje nëpër të gjithë Amerikën si dhe nga Fondacioni SF Diller.

“70 përqind e fondeve për propagandën islamofobe vijnë nga burime pro-izraelite ose zioniste” – Hatem Bazian
Kam shkruar edhe më përpara një artikull për Revistën e Studimeve Amerikane dhe kam vlerësuar se 70 përqind e fondeve për propagandën islamofobe vijnë nga burime pro-izraelite ose zioniste; dhe tashmë faktet për këtë po vërtetohen. Deri sot, shpenzimet më të mëdha për të nxitur islamofobinë në SHBA kanë ardhur nga Fondi Clarion me një shumë prej 17 milionë dollarësh, që kanë shërbyer për të prodhuar dhe shpërndarë 28 milionë kopje të dokumentarit “Obsesioni: Lufta e Islamit Radikal kundër Perëndimit” gjatë fushatës zgjedhore e vitit 2008. Kjo shumë e Fondit Clarion u pasua nga një tjetër për dokumentarin më të tmerrshëm islamofobik, “Xhihadi i Tretë: Vizioni i Islamit Radikal për Amerikën,” duke i paraqitur programet e angazhimit të shoqërisë civile të komunitetit musliman amerikan si një kërcënim për vendin, të cilëve nuk mund të besohej. Raportet e fundit mbi Federatën Hebraike të San Franciskos dhe fondet e fondacionit Diller për kokat e industrisë së islamofobisë bëjnë vlerësimet fillestare në një mënyrë shumë konservative.

Të gjitha figurat dhe grupet islmofobe kanë marrë fonde direkte nga Federata e Bashkësisë Hebraike e San Françiskos dhe Fondacioni SF Diller.

Një artikull i datës 3 Tetor 2018 nga Josh Nathan-Kazis, i titulluar “Zbulim: Lista e zezë e Canary Mission është kontrolluar fshehurazi nga Federata e Madhe Hebraike”, botuar në The Forward, një publikim politikisht progresiv lexuar nga hebrenjtë amerikanë, dhe i cili zbuloi dëshmi se të gjitha figurat dhe grupet islmofobe morën fonde direkte nga Federata e Bashkësisë Hebraike e San Françiskos dhe Fondacioni SF Diller. Duke shqyrtuar deklaratat e taksave nga periudha 2014-2016, Josh Nathan-Kazis, vuri në dukje se: “Canary Mission është pjesë e operacionit të Mccarthy-t që synon të fusë në listën e zezë aktivistët pro Palestinës dhe aktivistët e Lëvizjes për Bojkot, Çlirimit dhe Sanksione (BDS) në kampuset e kolegjeve për të mbrojtur markën e Izraelit në SHBA.

Fatkeqësisht, grupet e përmendura më sipër angazhohen me format më të neveritshme të islamofobisë dhe përpiqen të demonizojnë komunitetin musliman amerikan. Të financosh Geert Wilders, i cili nxit politikat më ekstreme anti-emigrante dhe ksenofobike në parlamentin holandez, është diçka vërtetë shqetësuese dhe ngre pikëpyetje të mëdha mbi etikën dhe moralin e komunitetit hebraik amerikan.

Në vitin 2013, katër anëtarë të Partisë së Lirisë së Wildersit “veshën distinktivë në Parlamentin Holandez … duke shfaqur kështu shenjën e famëkeqe neo-naziste që ka lidhje me Lëvizjen Kombëtare Socialiste të viteve 1930”. Kohët e fundit, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e ftoi Wilders-in për një vizitë zyrtare në Izrael, por sigurimi i fondeve nga Fondacionin Diller për një simpatizant të njohur neonazist dhe për partinë e tij është një akt i pafalshëm, duke pasur parasysh rritjen e kohëve të fundit të grupeve të nacionalistëve të bardhë brenda vendit dhe në mbarë botën.

“Iniciativa për Mbrojtjen e Lirisë Amerikane” të Pamela Geller-it, dhe nisma “Ndal Islamizimit të Amerikës”, ishin përgjegjëse për vënjen në shënjestër të qendrës komunitare në Nju Jork, e njohur si “ground zero mosque”, të cilët gjithashtu drejtaun fushatën e vitit 2010 kundër saj. Më kryesorja, reklamat e Gellerit nëpër autobuse gjatë fushatave të viteve të fundit në të gjithë vendin prodhuan disa nga format më tinëzare të islamofobisë, një përpjekje e hapur për të mbrojtur pozitën e Izraelit. Për më tepër, ndër format më të çuditshme të Geller-it për të nxitur islamofobinë përfshihet edhe realizimi i një konkursi karikature me tëmë “vizato profetin e Islamit”. Por me sa duket asnjë nga këto veprime nuk e skualifikuan atë nga marrja e financimeve nga Fondacioni Diller.

Cili është qëllimi i promovimit të dialogut ndërfetar nëse financuesit kryesorë të bashkësisë hebraike amerikane janë të angazhuar në financimin me shumicë të grupeve dhe individëve islamofobë?
Në peizazhin politik të SHBA-së, “Qendra Amerikane për Ligjin mbi Lirinë” (American Freedom Law Center) e David Yerushalmit ka luajtur një rol mjaft tinëzar në demonizimin e muslimanëve me anë të sponsorizimit të politikave të panumërta kundër Sheriatit. Financimi i grupeve të tilla që shënjestrojnë muslimanët në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Fondacioni Diller dhe federatat hebreje në të gjithë vendin është një goditje pas shpine ndaj komunitetit musliman, ndërkohë që në të gjithë vendin bëheshim përpjekje për dialog ndërfetar,

Cili është qëllimi i promovimit të dialogut ndërfetar nëse financuesit kryesorë të bashkësisë hebraike amerikane janë të angazhuar në financimin me shumicë të grupeve dhe individëve islamofobë? Dialogu ndërfetar është i pakuptimtë dhe fyes nëse financimi i grupeve islamofobe bëhet brenda të njëjtës infrastrukturë organizative.

Kam shqyrtuar deklarime të detajuara mbi tatimet nga federata të shumta hebraike anembanë vendit dhe jam tronditur nga ajo që kam gjetur. Po, Federata Hebraike dhe Fondacioni Diller kanë shpërndarë shumë grante dhe kanë financuar projekte të përgatitura nga grupe komunitare, organizata dhe universitete, të cilat janë të vlefshme dhe frymëzuese duke marrë parasysh përkushtimin dhe vlerat e lavdërueshme të bujarisë që tregojnë rregullisht. Megjithatë, financimi i grupeve islamofobe si Partia Neo-naziste e Lirisë së Geert Wilders, Tea Party e të tjera, njollosin dhe dëmtojnë të gjithë punën e mirë që kanë bërë.

Problemi këtu qëndron te personaliteti i dyzuar i komunitetit hebre amerikan, i cili nga njëra anë mund të shihet si bujar, që ndërton spitale, financon shkolla, mban qëndrime politike liberale e që ofron mbështjetjen e tij në mbrojtje të të drejtave civile për të gjithë. Por, nga ana tjetër, i njëjti komunitet punon për llogari të Sionizmit dhe përpiqet të mbrojë interesat e Izraelit duke shfaqur hapur një diskurs shumë reaksionar dhe racist kur vjen puna te palestinezët, arabët, muslimanët dhe aleatët e tyre.

Çështja e Palestinës bën që bashkësia hebraike amerikane të ndjekë strategji dhe politika që minojnë dhe kalojnë kufijtë etikë dhe moralë të këtij komuniteti. Përkrahja dhe financimi i islamofobisë është shenjë dështimi dhe një formë pranimi se Izraeli si markë nuk mund të mbrohet më në bazë të meritave. Të demonizosh aktivistët e BDS, të etiketosh organizatorët e nismës së Studentëve për Drejtësi në Palestinë (SJP) dhe të diskreditosh fakultetet në kampuset e kolegjeve, shkon përtej çdo përpjekjeje për të shpëtuar imazhin dhe markën e Izraelit. Financimi i Wilders-it nuk do ta shpëtojë këtë markë, por do ta nxijë akoma më keq dhe do të nxisë më shumë të rinj amerikanë hebrenj që të kërkojnë një të ardhme ndryshe dhe më kuptimplotë.

Gazetarët dhe aktivistët hebrenj që i kanë denoncuar këto kontradikta e që po përpiqen të mbështesin dhe shprehin idealet më të larta etike dhe morale të bashkësisë hebraike, shpesh e bëjnë këtë në partneritet me palestinezët dhe muslimanët në SHBA dhe jashtë vendit. Nxitja dhe financimi i islamofobisë me shpresën për të shpëtuar aparteidin e Izraelit është një politikë e dështuar dhe asnjë shumë parash apo burimesh nuk mund ta shpëtojnë kolonializmin që po vdes. E ardhmja u përket hebrenjve, muslimanëve dhe njerëzve që e duan drejtësinë në të gjitha sferat e jetës e që parashikojnë e punojnë për një të ardhme ndryshe. Një e ardhme e cila nuk është e lidhur me mbrojtjen dhe sigurimin e një sistemi të aparteidit demografik.

Autori është bahkëthemelues i Zaytuna College dhe njëherësh lektor i teologjisë dhe legjislacionit islam aty. Bazian gjithashtu shërben edhe si lektor në Universitetin e Kalifornisë. Në vitin 2012 ai nisi publikimin e revistes shkencore “Islamophobia Studies Journal,” dedikuar Islamofobisë, ku ndër të tjera ka hulumtuar the rolin e organizatave hebreje pro-izraelite apo sioniste në financimin dhe nxitjen e Islamofobisë./Observer.al