6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Orban tregon frikën: “Refugjatët në Evropë janë thjesht pushtues muslimanë”

Më të lexuarat

“Refugjatët në Evropë janë thjesht pushtues muslimanë dhe emigrantë ekonomikë që kërkojnë jetë më të mirë”, është shprehur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban teksa ka shtuar se numri i madh i myslimanëve në Bashkimin Evropian na çojnë në shfaqjen e shoqërive paralele.

I pyetur në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” se për çfarë arsye Budapesti nuk pranon refugjatë, Orban tha se nuk i konsiderojnë si refugjatë muslimanë por si pushtues myslimanë.

“Azilkërkuesit nga Siria duhet të kalojnë katër vende që të mbërrijnë në Hungari, vende të cilat nuk janë të pasura si Gjermania por kanë ekonomi të qëndrueshme”, tha kryeministri i Hungarisë.

Megjithatë, ai theksoi se mund të flasë vetëm për hungarezët dhe se ata nuk e dëshirojnë emigracionin, kështu që qeveria nuk mund të veprojë kundër dëshirës së popullit. Më tej, ai vuri në dukje se asnjë refugjat nuk dëshiron të shkojë në Portugali për shembull, por pjesa më e madhe e tyre dëshirojnë të jetojnë në Gjermaninë e begatë.

Orban vuri në shënjestër politikën e dyerve të hapura të kancelares gjermane Angela Merkel sa i përket azil kërkuesve.

“Asnjëherë nuk e kam kuptuar sesi kaosi, anarkia, kalimi i paligjshëm i kufijve shihen si diçka e mirë në një vend si Gjermania, të cilën e shohim si shembullin më të mirë. Nëse dikush dëshiron të vijë në shtëpinë tënde, ai i bie derës dhe pyet: A mund të futem brenda? Ndërsa azil kërkuesit nuk veprojnë kështu, por i kalojnë kufijtë ilegalisht”.

Kryeministri hungarez u shpreh më tej se multikulturalizmi është thjesht një iluzion, pasi shoqëria krishtere me atë muslimane nuk do bashkohen kurrë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit