12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Opozita izraelite akuzon Netanjahun për ndërhyrje në zgjedhjet në Amerikë

Më të lexuarat

Shefi i opozitës izraelite, Shaul Mofaz akuzoi të mërkurën kryeministrin, Benjamin Netanjahu për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe në përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA-në nga paralajmërimet për presidentin amerikan, Barack Obama për çështjen e Iranit.

Obama dhe Netanjahu u shfaqën të bashkuar përballë programit bërthamor iranian, në përfundim të një bisede telefonike, pak pas njoftimit se ata nuk do të takoheshin këtë muaj me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për shkaqe të agjendës.

“Ndërhyrja izraelite në çështjet e brendshme amerikane dhe fakti i transformimit të administratës amerikane shoqëruar me armiqësi kanë shkaktuar një gabim të rëndë”, deklaroi Mofaz, drejtues i partisë së qendrës ”Kadima”, gjatë një takimi parlamentar./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit