11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Opozita bojkoton zgjedhjet në Jordani

Më të lexuarat

Në Jordani janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, të ciilat po bojkotohen nga Vëllazëria Myslimane dhe grupet opozitare.

Mbreti Abdullah i Jordanisë, tha se zgjedhjet janë një gurthemel për procesin gradual të reformave pro-demokratike, të nisura dy vjet më parë në mes të kryengritjes arabe në rajon.

Vëllazëria Myslimane- forca më e madhe politike- si dhe grupe të tjera opozitare janë duke i bojkotuar zgjedhjet për të kundërshtuar ligjet elektorale që sipas tyre favorizojnë liderët fisnorë dhe lojalistët e regjimit.

Ka pasur raporte për blerje masive të votave para zgjedhjeve, në të cilat më shumë se 1 mijë e 400 kandidatë do të kandidojnë për 150 ulëse në parlament.

/BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit