Opinion: Nënë Tereza “ëngjëlli i ferrit”, kishte qëllime të fshehta

0
524

Pas lajmit se Nënë Tereza do të shenjtërohet vitin e ardhshëm kanë shpërthyer argumentat kundër prej kritikëve të saj.

Në Indi ku Nënë Tereza zhvilloi më së shumti aktivitetin e saj, është vënë shumë herë në pikëpyetje ligjshmëria e punës së saj si bamirëse dhe qendrave të strehimit që ajo ngriti.

“The Indipendent” publikon një përmbledhje të kritikave në kohë të ndryshme.

Në Shkurt, drejtuesi i grupit nacionalist Hindu në Indi, deklaroi se puna e Nënë Terezës kishe qëllimin e fshehtë për konvertimin e personave që ju shërbente, në kristianë.

Kjo deklaratë nxiti qëndrime të shumta politikanësh , të acaruar nga nga fakti se si një gruaja që fitoi Çmimin Nobel të kishte qëllime të fshehta.

Ndërsa në vitin 1994, shkrimtari britanik Christopher Hitchens u shndërrua në kritikun e saj më të madh. Mbi punën e tij u prodhua një dokumentar ekstremisht kritik ku Nënë Tereza quhej “Ëngjelli i ferrit”.

Dokumentari argumentonte se Nënë Tereza ishte “një aleate e status-quosë”, duke iu referuar marrëdhënieve të saj me figura të dyshimta të botës si diktatori Haitian, Jean Claude Duvalier.
Ndër kritikat që renditen për Nënë Terezën janë edhe ato se murgesha shpërdoronte fondet për trajtimet mjekësore të të sëmurëve./opinion.al