11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Operatori serb, i pakontrolluar nga Kosova (Video)

Më të lexuarat

Operatori i përkohshëm i licencuar MTS. D.O.O, në bazë të marrëveshjes së Brukselit, ka filluar operimin e tij në zonat e banuar nga minoriteti serb dhe i ka në shfrytëzim 60 mijë numra – bashkë me shërbim të internetit.

Por, ky operator ende nuk dihet nëse i ka plotësuar kriteret e parapara në marrëveshje.

Kryetari i Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka thënë se së shpejti do të dalin në teren për të inspektuar punën e operatorit mobil serb MTS. D.O.O.

Ndërsa, sa i përket kodit të ri të Kosovës që ka marrë në shkëmbim të kësaj licencë, Gashi ka thënë se gjatë këtij viti duhet të realizohen thirrjet hyrëse, kurse në fillim të vitit të ardhshëm operatorët duhet të kalojnë në fazën e përfundimit të këtij procesi. /Tribuna/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit