10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Operacionet për kapjen e anëtarëve të FETO-s nuk kufizohen vetëm në Kosovë”

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ, lidhur me operacionet e fundit anti-terroriste të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT), përfshirë edhe atë në Kosovë që solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO/PYD, ka deklaruar se operacionet nuk kufizohet vetëm në këto vende, por lufta po vazhdon gjithandej, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk kufizohet vetëm në Gabon dhe Kosovë. Kjo është një luftë që po vazhdon gjithandej, kudo që ekziston terrori”, tha Bozdağ, duke folur me gazetarët në kryeqytetin turk, Ankara, mbi operacionet e fundit të MIT-it.

Muajin e kaluar, Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare arrestoi gjashtë persona, përgjegjës për ndihmë të anëtarëve të organizatës terroriste FETO për të dalë nga Turqia në destinacione të ndryshme në Evropë dhe në SHBA.

Dje, oficerët e inteligjencës turke poashtu sollën tre anëtarë të lartë të FETO-s në Turqi, pas një operacioni kundër terrorizmit kundër grupit në Gabon, vend i Afrikës Qendrore.

Më 28 mars, Këshilli i Sigurimit Kombëtar definoi organizatat terroriste FETO, YPG/PYD/PKK dhe të DEASH-it si “grupe terroriste” që synojnë sigurinë kombëtare të Turqisë.

FETO orkestroi grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, i cili la 250 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur.

FETO ka qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

– Bozdağ: Problemet në Siri nuk mund të zgjidhet ushtarakisht

Zëvendëskryeministri turk foli edhe mbi deklaratat e fundit midis SHBA-ve dhe Rusisë, duke theksuar se problemet në Siri nuk mund të zgjidhen nëpërmjet “mjeteve ushtarake”.

“Turqia që nga fillimi i konflikteve tha se konfliktet në rajon duhet të ndalen dhe se problemet këtu nuk mund të zgjidheshin përmes mjeteve ushtarake. Ne gjithashtu thamë se një zgjidhja politike është e rëndësishme”, deklaroi Bozdağ.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Rusinë që të mbështes angazhimin amerikan në Siri.

“Rusia zotohet se do të godasë çdo predhë që do të hidhet drejt Sirisë. Atëherë, bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara. Nuk duhet të jesh partner me një kafshë vrasëse me gaz, që vret popullin e vet dhe kënaqet nga kjo gjë”, ka shkruar Trump në rrjetin social Tëitter.

Të hënën, presidenti amerikan u zotua të marrë masa brenda dy ditëve pas një sulmi të dyshuar kimik në Duma të Sirisë, duke thënë se publiku do të “bëhet ndoshta i vetëdijshëm për çdo hakmarrje, pas faktit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit