20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Operacion anti-DEASH në Stamboll, 35 të arrestuar

Më të lexuarat

Ekipet e Departamentit të anti-terrorizmit në Drejtorinë e policisë së Stambollit kanë ndaluar 35 persona në një operacion të kryer kundër organizatës terroriste DEASH në rajonet Sultanbeyli dhe Pendik në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra në kuadër të hetimeve të kryeprokurorisë janë kryer operacione të njëkohshme në 41 adresa të ndryshme në rajonet Sultanbeyli dhe Pendik të Stambollit.

Gjatë kontrolleve në banesa janë konfiskuar 6 fishekë të kalibrit 7.65 mm, kamuflazhe ushtarake si dhe shumë dokumente dhe materiale dixhitale të organizatës.

Të dyshuarit e ndaluar janë dërguar në Drejtorinë e Departamentit të anti terrorizmit për përfundimin e procedurave të mëtejshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit