3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Omeri i madh apo Aleksandëri i madh -Cili ishte më i madh?

Më të lexuarat

Kur në ishim fëmijë kemi lexuar dhe mësuar se Aleksandëri i Maqedonisë ishte 20 vjeçar kur u be sundimtar. 

Ai i filloj pushtimet në moshën 23 , së pari e pushtojë Greqinë pastaj vazhdoj me Turqinë, pastaj mundi Daran e Persise dhe gjithashtu pushtoj Sirinë. 
Pastaj vazhdoj drejt Mesopotamise antike ,duke pushtuar Jerusalemin pastaj Egjiptin, pastaj vazhdoj drejt Indisë ku edhe atje mundi sundimtarin e Indisë. Ai ndërtoi një qytet të tërë si përkujtim për kalin e tij të dashur. Ai u nisë nga Makrani drejt Maqedonisë porse u sëmurë nga fitoja dhe vdiq me 324 ne Mesopotami.
Sot njerëzve në botë u thuhet se ai ka qenë pushtuesi, sunduesi dhe gjenerali më i madhë. Historia e përshkruan si Aleksandëri i Madh.  
Në shekullin XXI i pyesim historianët si mundet që Aleksandëri të jetë i madhi kur janë të njohura arritjet e Omer Ibn Khatabit? 
Kërkojmë nga historianët të krahasojnë arritjet e Omerit dhe Aleksandërit.
Aleksandëri ishte lindur Prince, kishte mësuar shigjetarine ,kalorimin dhe ishte student i Aristotelit dhe u bë sundimtar në moshën 20 vjeçare. 
Ne anën tjetër Omeri kishte lindur njeri i zakonshëm, ishte bari i deveve dhe deleve. Omeri nuk kishte mësuar artet luftarake në ndonjë akademi.
Aleksandëri pushtoj 1.7 milion milje katrorë territor brenda 10 vitesh me një ushtri profesionale dhe të trajnuar. Omeri në anën tjetër pushtoj 2.2 milion milje katror territor për më pak se 10 vite. 
Omeri mundi dy superfuqitë e asaj kohe Perandorinë Persiane dhe atë Romake. Në kohët moderne me të gjitha armatimet moderne, teknologjitë satelitore, aeroplanët dhe mjetet tjera luftarake asnjë udhëheqes nuk mundet të krahasohet me të arriturat e Omerit i cili duke kalëruar kuaj dhe deve arriti këto suksese . 
Omeri jo vetëm se i pushtojë këto toka porse arriti që t’i organizojë infrastrukturën, toke, zhvillimin, planifikojë qytete dhe e zhvillojë bujqësinë. 
Aleksandëri në luftërat e tij humbi shumë nga gjeneralët, dhe shumtë nga gjeneralët dhe ushtarët e tij dezertuan, por asnjë gjeneralët e Omerit e as nga ushtarët nuk dezertoj.

 

Omeri ishte komandant i përgjithshëm sa që ai guxoj që në mes të betejës ta largonte krye komandantin e ushtrisë në një betejë, dhe askënd më pak se sa Khalid bin Walidin, dhe askush nuk e vuri në dyshim vendimin e Omerit lidhur në shkarkimin e Khalidit. 
Omeri e shkarkoi Sad bin Wekasin nga posti i guvernatorit të Kufes. 
Ai konfiskoje pasurinë e Amr bin el-As, dhe shkarkojë guvernatorin e Homsit dhe e caktojë atë me detyrë bariu të deveve. Por prapë askush nuk guxoj ta mos përfill urdhërin.
Aleksandëri pushtoj 1.7 milion milje katrorë, por nuk arriti të vendoste sistem udhëheqes për njerëzit.
Omeri vendosi sisteme që ende sot janë të zbatueshme:
Kalendarin hixhrij
Sistemin Penal
Pagesat për muezinet, mësuesit, imamët,etj.
Ndriçimin e xhamive 
Forcen policore 
Sistem juridik të drejtë
Teknika Bujqësore 
Kazerma Ushtarake 
Kredi për fëmijët e porsalindur , pensione për të moshuarit, invalidët, vejat.
Zyrtarët shtetërore kanë qenë të obliguar që t’i deklarojnë pasuritë personale.
Dënime për zyrtarët që nuk kanë qenë të drejtë .
Puna e zyrtarëve shtetërore ishte vlerësuar.

Omeri e kishte shprehi të thoshte :

1) ata të cilët janë të drejtë flenë në qetësi /rahati”
2) Udhëheqësi i njerëzve është shërbëtori i tyre”
Vula e Omerit kishte mbishkrimon ” Vdekja është perkujtues i mjaftueshëm”
Asnjëherë nuk kishte në sofrën e tij dy lloje ushqimesh. 
Omeri flinte në dysheme kurse një tulle ishte jastëku i tij.
Me rastin e shlirimit të Jerusalemit kur iu dorëzuan çelësat e qytetit ai kishe 14 arna në këmishën e tij.

 #HistoriaIslame 
Shqipëroj

 Armend I. Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit