12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Omer Pashë Vrioni- “Babai i qytetit te Fierit!”

Më të lexuarat

Quhet babai i Fierit sepse djali i tij Kahramani bashke me nipin themeluan qytetit e sotem te Fierit.Ai ishte nga fshati Vrion i kazasë dhe sanxhakut të Beratit në Shqipëri. Në vitin 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpici. Edhe pse kishte nje trashegimi kulturore antike qyteti i Fierit u ideua nga nje musliman shqiptar per tu bere nje qytet i madh e duke sherbyer si nje rruge kalimi qe lidhte Sanxhakun e Beratit me kazate e Vlorës e Myzeqesë e Mallakastrës etj.Ne fillim ai ishte nje fshat i vogel por mendja e ndritur e nje beu e shenderroi ate ne nje qytet urban.Fieri u filloi te merrte hijeshine e nje qyteti më 1864 nga Kahraman Pashë Vrioni dhe djali i tij, Omer(Ymer) Pashë Vrioni II të cilët hodhën themelet e qytetit të Fierit. Kahramani sipas Enciklopedistit shqiptar Sami Frasheri ishte djali Omer Pashe Vrionit I .Ky i fundit kishte luftuar kundra Napoleonin ne Egjipt me gradën e mirmiranit, e me vone ndahet prej bashkekombesit te tij Mehmet Aliut dhe kthehet ne kazane e Beratit rreth vitit 1808 duke u bere mytesarrif ne kalane e Beratit me ndihmen e Ali Pashe Tepelenes. Me pas meqe kunder Ali Pashes doli nje ferman nga Sulltan Mahmudi II me 1821, Omer Pasha Vrioni bëhet vali i Janinës me gradë të vezirit. Gjatë Luftës Ruso-Turke të vitit 1828, ai udhëhoqi një ushtri të fortë 20,000 ushtaresh në përpjekje për të çliruar rrethimin e Varnes. Qendroi ne detyrën e vezirit qëndroi katër vjet. Fëmijët e tij, Hysejni dhe Karamani u bënë mytesarrif në Berat dhe në krahina të tjera.

Një dokument tjetër vërteton se rreth viteve 1858 – 1862, Kahraman Pasha bleu për 150 000 lira fshatin e Fierit që ishte prone shtetërore. Ngriti pazarin buzë lumit Gjanica dhe shpejt kjo qendër modeste plotësoi 122 dyqane.

Ja sesi e pershkruan kete udhetarja angleze Edit Durham, e cila e vizitoi Fierin në vitin 1904 na ka lënë këtë dëshmi. “Fieri është një fshat i vogël, pronë e një beu me shumë iniciativë, i cili ka ndërmend ta kthejë në një qendër tregtare. Ai ka rindërtuar pazarin, ka ngritur godina solide prej guri me një arkitekturë çuditërisht moderne” (Edith Durham. Brenga e Ballkanit, Tiranë 1990, fq 72).
Per shkak te pazarit qe u ngrit buze lumit Fieri filloi te shtonte popullsine here pas here vinin te jetonin prane pazarit bujq dhe fshatare te zonave por dhe vllehe te ardhur nga Voskopoja duke u bere nje popullsi homogjene.

Pikerisht me vone ne vitin 1877 Fieri u rindertua dhe u sistemua sipas nje plani modern nga Omer Pasha II . Per kete qellim thuhet se ai solli dy urbaniste italiane te quajtur Tombolini dhe Molinari . Sistemi i shtrirjes se qytetit kombinon shtrirjen kuadratike ne fushe ku rruget kryqezoheshin ne forme rrezesh drejt qendres. Per paraqitjen e ketij plani Eqrem Bej Vlora i cili kishte vizituar shume here Fierin midis viteve 1895-1907 e percaktonte ate si “pothuajse nje qytet modern”

Bejlerët e Beratit pothuajse te gjithe rrjedhin prej familjes se Vrioneve te cilet paten nje protagonizem politik ne Shqiperi temetejshem.

Me pas gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri mbas Luftes se Dyte Botërore ne Fier vazhdonte procesi i ndryshimeve demografike nga ardhjet e shumta te popullsise. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra e jugu i shqiperise etj. Ndërsa pas Luftes dhe me perzenien nga shteti grek i shqiptareve came ne qytetin e Fierit u vendos një numer i madh banoresh nga Cameria.

Keshtu ka ndodhur dhe me shume qytete te tjera te zhvilluara ne Perandorine Osmane.Qytete qe zhvilloheshin nga tregjet dhe xhamite si Korca e cila u themelua nga Iljaz Bej Mirahori duke ndertuar nje xhami dhe me pas qendra sociale ne ndihme te te varferve, Tirana nga Sulejman Pasha, Elbasani nga kalaja e ndertuar nga Sultan Fatihu etj etj.

Te dhenat demografike fetare dhe etnike.
Popullsia ____________310 331 Banore
Minoritare Greke ————– 332 banore
Arumune ————————-1,553 banore

Numri i popullsise — 310,331 Banore — 100%
Myslimanë ————150,559 banore 48.52%
Bektashinj —————-3,137 banore 1.01 %
Katolikë ——————-6,149 banore 1.98 %
Ortodoks—————- 42,695 banore 13.76%
Ungjillorë ——————–331 banore 0.11%
Të tjerë të krishterë ——-174 banore 0.06%
Besimtarë të pacilësuar -22,186 banore 7.15%
Ateist ————————-11,190 banore 3.61%
Të tjetër —————————58 banore 0.02%
Preferojnë të mos përgjigjem -64,960 banore 20.93%

Te dhenat jane marre nga instituti i statistikave te censusit te vitit 2011.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit