16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

OKI: ARMIQTË E ISLAMIT SHFRYTËZOJNË LIRINË E KOMUNIKIMIT

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeleddin Ihsanollu, tha se ksenofobia në botë po rritet çdo ditë e më shumë dhe është e domosdoshme hedhja e hapave efektivë në arenën ndërkombëtare kundër islamofobisë.

Në deklaratën që bëri lidhur me këtë çështje Ihsanollu u ndal edhe në grupet radikale ndërsa tha: “Këto grupe përmes veprimeve të gabuara që bëjnë prezantojnë fotografinë e gabuar në Islamit”.

Islamollu nënvizoi se rritja e islamofobisë ka faza të ndryshme. Armiqtë e islamit po shfrytëzojnë lirinë e komunikimit, cilësoi ai.

Në takimin e Ministrave të Informacionit të Vendeve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik zhvilluar në Gabon, Sekretari Ihsanollu kishte siguruar që nga mbledhja të dilte një vendim për domosdoshmërinë e krijimit të një kanali të ri televiziv satelitor për të kontribuar kështu në luftën me islamofobinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit