5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

OKB: Vendbanimet hebreje në territoret palestineze, shkelje e ligjit ndërkombëtar

Më të lexuarat

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka njoftuar se nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin që OKB-ja ka prej një kohe të gjatë se venbanimet hebreje në territoret palestineze nën okupim janë “shkelje e ligjit ndërkombëtar”.

Zëdhënësi i OHCHR, Rupert Colville, në një konferencë të përjavshme në Zyrën e OKB-së në Gjenevë i është përgjigjur pyetjes rreth vendimit të SHBA-së se tashmë nuk i shohin më si të paligjshme njësitë e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor.

“Si pjesë e sekretarisë së OKB-së, vazhdojmë qëndrimin që OKB-ja ka prej një kohe të gjatë se venbanimet hebreje janë shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha Colville.

Ai ka reaguar ndaj deklaratave të SHBA-së dhe ka theksuar se “Një ndryshim në situatën politike të një shteti, nuk ndryshon as ligjin aktual ndërkombëtar, as interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe as të Këshillit të Sigurisë (mbi këtë temë)”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan më 17 shtator në Izrael kishte premtuar se njësitë e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor do të aneksoheshin për Izraelin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbrëmë deklaroi se tashmë nuk i shohin si të paligjshme vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në Bregun Perëndimor që Izraeli okupoi në vitin 1967 ndodhen rreth 250 njësi të vendbanimeve të paligjshme hebreje. Në këto vende banojnë më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje që ndodhen në territoret nën okupim konsiderohen të paligjshme./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit