1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

OKB: Sulmet ajrore në Idlib janë ‘alarmuese’

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka deklaruar se janë “alarmuese” sulmet ajrore që kanë shkaktuar qindra vdekje, plagosje dhe zhvendosje të më shumë se 150 mijë njerëzve në “Zonën për uljen e tensioneve në Idlib” të Sirisë.

Në deklaratën nga Zyra e zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, thuhet se Guterres po ndjek me shqetësim konfliktet në rritje, ku janë të përfshirë regjimi dhe mbështetësit e tij, grupet e opozitës dhe Hayat Tahrir al-Sham në “Zonën për uljen e tensioneve në Idlib”.

Gjithashtu në deklaratë vihet në dukje se në sulmet ajrore të ndërmarra më 5 maj u qëlluan 3 spitale ndërsa që nga 30 prilli janë goditur 9 shkolla dhe shumë prej shkollave janë mbyllur.

“Të gjitha palët të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare, të mbrojnë civilët dhe të ulin tensionet në muajin Ramazan”, tha Guterres, duke u bërë thirrje vendeve garantuese të Astana-s, Rusisë, Turqisë dhe Iranit që të sigurojnë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit.

Forcat e regjimit vazhdojnë të kryejnë sulme në “Zonën për uljen e tensioneve në Idlib” pavarësisht Marrëveshjes së Soçit të cilën Turqia dhe Rusia e nënshkruan më 17 shkurt të vitit 2018 me qëllim përforcimin e armëpushimit.

Lufta në Siri tashmë ka mbushur 8 vite dhe regjimi ka arritur të sigurojë dominim në rreth 60 për qind të territorit të vendit me ndihmën e aleatëve të tij Rusisë dhe Iranit.

Ndërsa zona e kontrolluar nga opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit korrespondon me rreth 10 për qind të territorit të vendit.

Derisa organizata terroriste YPG/PKK e mbështetur nga SHBA-të, vazhdon pushtimin e saj në 28 për qind të territoreve siriane, thuhet se DEASH kontrollon një hapësirë prej vetëm 2 për qind në shkretëtirën e Homsit./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit