11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

OKB: SIRIA NË SITUATËN E LUFTËS CIVILE

Më të lexuarat

Shefi i operacioneve të ruajtjes së paqes të OKB-së, Herve Ladsous theksoi se Siria ishte në situatë të luftës civile.

I pyetur nga gazetarët nëse mendonte se situata në Siri e kishte arritur këtë stad, Ladsous u përgjigj: “Po, mendoj se mund ta themi këtë. Ajo që po ndodh është se qeveria siriane ka humbur në përfitim të opozitës pjesën më të madhe të territorit dhe disa qyteteve dhe dëshiron të rimarrë kontrollin”.

“Niveli i dhunës është rritur ndjeshëm”, shtoi ai. Të paktën 36 persona, 24 prej të cilëve civilë janë vrarë sot në Siri ku trupat kanë bombarduar disa lokalitete të vendit, atë të Haffes dhe Homsit, ku militantët i tremben një masakre tjetër.

Sipas organizatës ”Human Rights Watch”, të paktën 1 176 fëmijë janë vrarë që prej fillimit të revoltës në muajin mars 2011./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit