15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

OKB pranon ngritjen e misionit për hetimin e krimit në myanmar

Më të lexuarat

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, ka pranuar propozimin për ngritjen e “misionit të pavarur ndërkombëtarë hetimor për identifikimin e provave” me qëllim për të zbuluar shkeljet e të drejtave të njeriut si krimet, përdhunimet, torturat duke përfshirë edhe arrestimet arbitrare me të cilat përballen muslimanët Arakan (Rohingja) në Mianmar, raporton AA.

Në ditën e fundit të seancës së 34-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, 47 vende anëtare me një vendim të përbashkët kanë rënë dakord për hetimin e krimeve të kryera në tërësi në Mianmar dhe kryesisht në rajonin Arakan nga ushtria dhe forcat e sigurisë së Mianmarit.

Pritet që të përbëhet nga 3 anëtarë “misioni i pavarur ndërkombëtarë hetimor për identifikimin e provave” që do të formohet në ditët e ardhshme nga Kryetari i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-ve, Joaquin Alexander Maza Martelli.

Misioni do të mbledhë prova të shkeljeve të të drejtave njerëzore si krimet, përdhunimet, torturat duke përfshirë edhe arrestimet arbitrare, për dhunën, trajtimin jo njerëzor, zhvendosjen me detyrim, humbjet dhe djegiet e shtëpive me cilat përballen muslimanët në Arakan.

Sipas propozimit të pranuar synohet që me gjetjen e provave të ndëshkohen autorët e krimeve dhe të lehtësohen dhimbjet e viktimave.

Propozimi i pranuar me vendimin e përbashkët të 47 vendeve anëtare pa kryer votim, ishte paraqitur në këshill me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të disa vendeve.

Thirrje të shumta janë bërë për ngritjen e një komisioni hetimor

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut muajin e kaluar paraqiti në Këshill një raport të publikuar pas sulmeve të ndërmarra ndaj stacioneve më 9 tetor i cili bazohej në aktet e dhunshme kundrejt civilëve muslimanë që prej një kohe të gjatë dhe i cili gjithashtu bazohej në deklaratat e 220 dëshmitarëve që u larguan në Bangladesh për shkak të këtyre akteve të dhunshme.

Edhe raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut Yanghee Lee, nën dritën e këtij raporti kishte bërë thirrje për “fillimin e hetimeve të shpejta, të detajuara, të pavarura dhe të paanshme” për përcaktimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera kundër muslimanëve Arakan në Miamar.

Zv/kryetarja e Këshillit Europian Rohingya (ERC), Dr. Ambia Perveen në një deklaratë ditën e djeshme për gazetarin e AA-së kishte theksuar se muslimanët në Arakan janë përballur me gjenocid dhe se duhej të formohej menjëherë komisioni hetimor ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit