OKB përfundon zyrtarisht misionin në Siri

0
39

Misioni vëzhgues i Kombeve të Bashkuara në Siri ka përfunduar zyrtarisht në mesnatë, raportojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Një ekip prej 300 vëzhguesish ishte vendosur në Siri për të monitoruar armëpushimin ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve, të ndërmjetësuar nga ish-i dërguari ndërkombëtar për krizën, Kofi Annan, armëpushim ky që nuk ishte zbatuare asnjëherë.

Si pasojë e moszbatimit të armëpushimit, Annan kishte dhënë dorëheqje këtë muaj, duke thënë se përshkallëzimi i konfliktit dhe dështimi i fuqive botërore për t’u pajtuar rreth trajtimit të tij, i kanë bërë të pamundur të kryejë detyrat.

Pasardhësi i tij, algjeriani Lakhdar Brahimi, ka thënë të dielën se detyra e tij nuk është më të ndalojë luftën civile, por t’i japë fund.

Aktivistët thonë se rreth 20.000 persona kanë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i kryengritjes anti-regjim, në mars të vitit të kaluar. /Telegrafi/kohaislame