8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

OKB paralajmëroi rreth dhunës në Irak

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar për rritjen e veprimeve të dhunshme në këtë vend.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë franceze të lajmeve e cila njoftoi se Martin Kobler, kreu i zyrës së OKB-s në Irak, të martën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-s deklaroi se vrasja e rreth 4 mijë personave si dhe plagosja e mbi 7 mijë të tjerëve përgjatë 4 muajve të fundit si pasojë e veprimeve të dhunshme në Irak, këtë vend e ka vendosur në një pozitë shumë të rrezikshme. Tensionet politike në Irak si dhe ndikimi i trazirave dhe konfliktit sirian mbi situatën e brendshme të këtij vendi konsiderohen arsyet kryesore të rritjes së dhunës në Irak. Shtimi i veprimeve të dhunshme në qytete të ndryshme të Irakut ka vështirësuar në masë të madhe punën e qeverisë së këtij vendi, – theksoi ndër të tjera Kobler.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit