8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

OKB i bën thirrje Izraelit që të veprojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Më të lexuarat

 
 
 
 
 
Raportuesi Posaçëm i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze, Makarim Wibisono, ka pohuar se po të shikohet numri i vdekjeve dhe brutaliteti ndaj civilëve në sulmet në Gaza lind dyshimi për respektimin e të drejtës ligjore ndërkombëtare. Ai i ka bërë thirrje Izraelit të zbatojë angazhimet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
 Wibisono, duke bërë apel në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, gjithashtu ka paraqitur raportin në lidhje me të drejtat e njeriut në territorin palestinez. Ai ka tërhequr vëmendjen në lidhje me sulmin e vazhdueshëm prej 7 javësh të Izraelit vitin e kaluar dhe ka theksuar se përdorimi i forcës ekstreme nga Izraeli në rripin e Gazës, arrestimet masive të palestinezëve dhe keqtrajtimi janë shkelje ndaj të drejtave të njeriut.
 Raportuesi Posaçëm i OKB-së në raportin e tij duke marrë si shembull plagosjen nga një predhë të një fëmije 7 vjeçar palestinez gjatë sulmeve të Izraelit, theksoi se qindra fëmijë e kanë paguar rëndë çmimin e kësaj krize dhe ka pohuar më tej se kjo që po përjetojnë fëmijët palestinezë është një padrejtësi. “Në Gaza 400 mijë fëmijë kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Kjo gjeneratë e palestinezëve dhe izraelitëve dhe ajo që do të vijë pas kanë të drejtë të përcaktojnë vetë fatin e tyre dhe të jetojnë në paqe të barabartë”.
 Raportuesi Posaçëm i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze ka pohuar se Izraeli vitin e kaluar në sulmet e tij ka patur si objektiv spitalet, klinikat dhe shkollat në Gaza dhe ai i ka bërë thirrje Izraelit që ndërpresë dhunën ndaj Palestinës dhe të marrë përgjegjësitë e tij në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Wibisono, duke shprehur shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj palestinezëve të cilët ndalohen nga Izraelitet ai ka pohuar më tej: “Një fëmijë nuk e meriton të arrestohet në mes të natës, të dhunohet verbalisht dhe fizikisht, të poshtërohet dhe të mos i jepet e drejta e një avokati”.
 Ndërsa edhe Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, Mehmet Ferden Çakërrxhë i cili mori të drejtën e fjalës në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB ka tërhequr vëmendjen se palët në kudër të vizionit të paqes duhet të bashkohen. Çakërrxhë duke theksuar se gjendja është në shkelje të të drejtave ndërkombëtare tha se: “Rrethimi çnjerëzor i paligjshëm dhe kufizimet minojnë përpjekjet ndërkombëtare për të rindërtuar Gazën”./mszh
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit