4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

OKB, dështoi iniciativa e Rusisë për Kosovën

Më të lexuarat

Iniciativa e Rusisë që në Këshillin e Sigurimit (KS) të Kombeve të Bashkuara të debatohet për vrasjen e dy serbëve në një fshat të Ferizajt, e cila kishte kërkuar që kjo vrasje të trajtohet e motivuar etnikisht, ka dështuar mbrëmë. Shumica e ambasadorëve në KS e kanë quajtur teori të paarsyeshme, pasi nuk janë ndriçuar ende motivet e vrasjes.
Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë me dyer të mbyllura në Selinë e Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Rusisë ishte futur si çështje diskutimi vrasja e çiftit serb që ka ndodhur ditë më parë në një fshat të Ferizajt, si dhe pretendimet e Rusisë se në Kosovë po trajnohen pjesëtarë të opozitës siriane.

Iniciativa e Rusisë nuk është përkrahur nga shumica e ambasadorëve, të cilët i kanë quajtur hipoteza të paargumentuara. Edhe kësaj radhe pretendimet e tilla të pabaza ndaj Kosovës, që bëhen nga Rusia dhe Serbia, janë kundërshtuar fuqishëm nga SHBA-të, Anglia, Gjermania, Franca dhe shumë shtete tjera.

Pasi është vlerësuar se pikat e ngritura për Kosovën nuk janë çështje që kërkojnë diskutim të gjatë, ambasadorët kanë vazhduar bisedimet për gjendjen në Siri.

Ndryshe, gjatë këtij muaji për herë të parë do të vizitojë Kosovën Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit