1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

OKB: Deklaratat e Presidentit Trump për Haitin dhe Afrikën, “të turpshme dhe raciste”

Më të lexuarat

OKB-ja u shpreh se deklaratat e raportuara nga mediat të Presidentit amerikan, Donald Trump, kundrejt disa shteteve afrikane dhe Haitit, të cilat ai i cilëson “shtete të ndyra” gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, janë “tronditëse, të turpshme dhe raciste”.

“Nëse konfirmohet, kemi të bëjmë me komente tronditëse dhe të turpshme nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me keqardhje, por s’ka fjalë tjetër përveçse raciste”, deklaroi zëdhënësi i komisarit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville, gjatë një konference shtypi në Gjenevë.

“Kjo nuk është vetëm një çështje e gjuhës vulgare”, u shpreh ai duke marrë në konsideratë se nuk tolerohet denigrimi për nga lloji i kombeve dhe kontinenteve të tëra duke i cilësuar “shtete të ndyra” dhe duke marrë në konsideratë se “mbarë popullsia e tyre që nuk është e bardhë, nuk është e mirëpritur”.

“Këto deklarata dëshmojnë anën më të keqe të njerëzimit duke vërtetuar dhe nxitur racizmin e ksenofobinë”, u shpreh ai.

Miliarderi republikan priti të enjten në Zyrën Ovale disa senatorë, përfshirë republikanin Lindsey Graham dhe demokratin Richard Durbin, për të diskutuar një projekt dypartiak që propozon kufizimin e ribashkimit familjar dhe shtrëngon aksesin në lotarinë për Kartën Jeshile.

Në këmbim, marrëveshja do të mundësojë shmangien e dëbimit të mijëra të rinjve, në të shumtën e rasteve të ardhur që fëmijë në SHBA. /ATSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit