6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

OKB: ANNAN PROPOZON NJË GRUP TË RI KONTAKTI PËR SIRINË

Më të lexuarat

I dërguari i posaçëm për Sirinë, Kofi Annan do t’i propozojë vendeve perëndimorë, Rusisë dhe Kinës formimin e një grupi të ri kontakti për të bindur Damaskun të fillojë një dialog politik me opozitën vendase, bënë të ditur burimet zyrtare amerikane.

“Kofi Annan mund t’i sugjerojë Iranit dhe vendeve të tjera të rëndësishme të Lindjes së Mesme hyrjen në këtë grup”, theksuan burimet zyrtare amerikane.

I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan do t’i drejtohet nesër Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit.

Sipas gazetës franceze “Le Monde” dhe të përditshmes amerikane “The Washington Post”, Annan do të paraqesë në këshill idenë për të bashkuar rreth një tavoline të përbashkët Turqinë, Arabinë Saudite, Katarin, Iranin dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, SHBA-në, Rusinë, Francën, Britaninë e Madhe dhe Kinën./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit