12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

OJQ: Policia e Maqedonisë rrah 33 refugjatë

Më të lexuarat

Refugjatët e ngujuar në pikën kufitare greko-maqedonase, pavarësisht marrëveshjes BE-Turqi, vazhdojnë të refuzojnë largimin nga kjo zonë. Përkundrazi, ata shtyhen të kalojnë doemos në Maqedoni, dhe sipas raportimeve të mediave greke, 33 refugjatë janë rrahur nga policia e Maqedonisë. Lajmi konfirmohet nga Organizata “Doktorë pa kufij”, raporton Alsat-M.

Refugjatët thonë se janë rrahur dhe iu janë plaçkitur edhe sendet personale, por nga ministria e brendshme në Shkup, i hedhin poshtë si spekulime këto raste. Aktualisht në Kampin e Idomenit gjenden 10 mijë refugjatë, të cilët presin ende në kushte të vështira, në qiell të hapur.

“Më djeg zemra për nipërit e mi. I larguam nga lufta me shpresë për një jetë më të mirë. Për ne tashmë është shumë vonë unë i kam më shumë se 50 vjet, po çfarë faji kanë fëmijët. I shpëtuam nga lufta me shpresë se do i çojmë diku ku do të kenë edukimin e duhur dhe siguri shëndetësore. Njëri është 1 vjet e gjysmë dhe tjetri 3 vjet dhe ja po jetojmë këtu në këtë të ftohtë, në varfëri të skajshme. Jeta është shumë mizore”, tha një refugjat sirian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit